Është çështje orësh, por Koulibaly mund të llogaritet si mbrojtësi i ri i Chelsea-s. Senegalezi i cili nuk pranoi të negocionte me Juventusin ka pranuar ofertën faraonike të londinezëve për 10 milionë euro në sezon, ndërsa tani po negocionet me Napolin.
Klubi italian ka hedhur poshtë fillimisht 35 milionë euro, por oferta e dytë që arrin 40 po vlerësohet. Chelsea ka dhënë kesh 38 milionë euro plus bonuse, që me shumë mundësi do pranohet. Te londinezët ka shumë optimizëm ndërkohë pasi e cilësojnë çështje orësh arritjen e marrëveshjes.
Lëvizje ka edhe për italianin Scama, i cili pëlqehet edhe nga PSG. Sassuolo kërkoi nga francezët 50 milionë euro, por ata refuzuan, ndërsa tani në garë është futur West Ham. Londinezët po përpilojnë 40 milionë euro për sulmuesin që konsiderohet talent dhe që thirret nga kombëtarja e Italisë.