Pagesa e taksave, Shqipëria 15
vende më lart se një vit më parë

Shqipëria është renditur në vendin e 131 në botë përsa i përket pagesës së taksave. Ky ka qenë përfundimi i raportit “Paying Taxes 2015” (Pagesa e Taksave 20015), një raport që merr në analizë gjithë ecurinë për vitin 2014.

Ky raport është hartuar nga Banka Botërore, IFC dhe PwC. Në analizë janë 189 vende, ndërsa krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka bërë përmirësime, duke u ngritur me 15 vende.
 
 
Shqipëria në rajon lë pas vetëm Serbinë, pasi vende si Kosova, Maqedonia, Greqia, Kroacia e Bullgaria ofrojnë më shumë lehtësira për të paguar taksat.

Maqedonia renditet në vendin e 7-të, Kroacia e 36, Greqia në vendin 59, Kosova e 63-ta, Bullgaria e 89-ta, Mali i Zi në vendin e 98 dhe Serbia e 165-ta. Në renditje, Gjermania zë vendin e 68-të, Italia renditet e 141-të, Franca e 95-ta, Kanadaja e 9-ta, Belgjika e 81-ta.

Në raport thuhet se në Shqipëri niveli i taksave që paguhen është 30.7%, kurse në Kosovë është 63%. Në Serbi është 38.6% Niveli i taksave që paguhen në Malin e Zi, 22.3%, në Kanada është 21%, në Itali është 65.4%.


raporti 2



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis