TIRANE- Rritja e blerjeve online ka rritur ndjeshëm edhe interesin e bankave të interesuara për ofrimin e këtij shërbimi për klientët. Gjatë vitit 2013 Banka e Shqipërisë ka miratuar dy produkte elektronike të reja bankare(POS Virtual eCommerce) të cilat ofrojnë këtë shërbim. Disa banka të nivelit të dytë kanë marrë aprovimin e BSH për ofrimin e këtij shërbimi duke siguruar mundësinë e blerjeve online nga konsumatorët.