Pagoi Nuredin Dumanin 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO lë në burg avokatin Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin 120 mijë euro që t'i vriste gruan, Apeli i GJKKO lë në burg avokatin Alban Bengasi

Avokati Alban Bengasi

TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në burg avokatin Alban Bengasi, i cili u arrestua në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’. Bengasi i dha 120 mijë euro grupit të Nuredin Dumanit për të vrarë ish-bashkëshorten.  Bengasi ishte në kërkim që në maj të vitit 2022 pas dëshmisë së vrasësit me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij Blerta Bengasi të dhunohej, t’i shkaktoheshin dëme të shumta dhe më pas të vritej.

Brengasi u arrestua në Rinas më datë 6 shtator teksa teksa po hynte në Shqipëri. Ai po kthehej nga Dubai, kur gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë e identifikuan dhe e ndaluan pasi rezultoi i shpallur në kërkim. Mbi dyshimet se gruaja e tij e tradhtonte me shokun e ngushtë, ai i ofroi shumën marramendëse Dumanit për ta vrarë.  Për ta dhunuar, Nuredin Dumani u kontaktua nga Festim Qoli në vitin 2019, njohje e avokat Bengasit, i cili i kërkoi me çdo kusht Dumanit që ajo të rrihej barbarisht, madje t’i thyhen këmbët, duart dhe të shpërfytyrohej në fytyrë. Gruaja u mbajt në vëzhgim për disa ditë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, aty ku kishte shtëpinë, nga Nuredin Dumani dhe Eljo Bitri.

Ky i fundit e qëlloi me grushte dhe sende të forta në fytyrë, por nuk i theu këmbët dhe duart siç Bengasi dhe Qoli u kishin kërkuar. Në vijim, Nuredin Dumani u takua në një kafe me avokatin Alban Bengasi, i cili i shprehu pakënaqësinë që ish-bashkëshortja e tij nuk ishte dhunuar ashtu siç i kishte kërkuar. Më tej Bengasi i ofroi shumën 120 mijë euro Nuredin Dumanit për ta eleminuar, shumë që sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë ishte e pamjaftueshme për vrasjen e një gruaje. I vendosur për të zhdukur nga faqja e dheut ish-bashkëshorten, për të cilën kishte kaq shumë mllef, Alban Bengasi i tha Dumanit se gjithsesi një punë të tillë do e bënte dikush, duke përmendur edhe Gjergj Cukalin, të të ashtëquajturin “i forti” i “Myslym Shyrit”.

Ndaj Bengasit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leka: 06/10/2023 12:58

    edhe me kanun,,gruaja nuk vritet..

    Përgjigju
  • abc.: 06/10/2023 12:27

    legen burre

    Përgjigju
  • Tironsi i ram: 06/10/2023 10:55

    Vallahi jo 120mij por edhe mushken do e kisha dhene kur te ka ardhe shpirti ne maje te hundes nga gruaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari