'Paguajnë për emrin te libri i ekselencës', Luçiano Boçi: Ministria e Arsimit mashtron nxënësit ekselentë

'Paguajnë për emrin te libri i ekselencës', Luçiano Boçi: Ministria e Arsimit mashtron nxënësit ekselentë

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka hedhur akuza mbi ministrinë e Arsimit duke e bërë përgjegjëse kryesore sipas tij për mashtrimin e nxënësve ekselentë.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Boç shkruan se për të vendosur emrin e fëmijës që ishte ekselent në librin e ekselencës prindërit duhet të paguajnë para.

Ish deputeti demokrat shton se shumë prej prindërve kanë paguar nga xhepi i tyre 25 mijë lekët, sot nuk e gjejnë emrin e fëmijës të shënuar në librin e ekselencës.

Postimi i Boçit:

Të grabisësh me ekselencë Mos u habisni! Kjo u ka ndodhur prindërve të nxënësve ekselentë. Sipas kërkesës së DA-ve, ato janë detyruar të paguajnë 25 mijë lekë, me qëllim që fëmija i tyre ekselent të kishte emrin në librin e ekselencës. Taksat disafishe që ata paguajnë për arsim, nuk qenkan kështu të mjaftueshme për të merituar një nderim formal. Por nuk mjafton kjo. Tashmë që libri ka dalë, është provuar dhe mashtrimi tjetër skandaloz. Libri vetë kushton vetëm 17 mijë dhe diferenca nuk dihet ku ka përfunduar. Mos harrojmë që janë me mijëra familje që kanë paguar për të marrë meritën për mundin e përkushtimin për rezultatin e fëmijëve. Përpos kësaj, shumë prej tyre që kanë nxjerrë nga xhepi 25 mijë lekët, sot nuk e gjejnë emrin e fëmijës të shënuar në librin e ekselencës. Kjo është dhe grabitje dhe mashtrim ekselent. Përgjegjëse pa dyshim është Ministria e Arsimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT