TIRANE- Në një kohë kur Ministria e Mbrojtjes ka depozituar kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës, një burim pranë kësaj ministrie i tha gazetës “Shqiptarja.com” se paisja “CDMA Interceptor” prej disa kohësh nuk është në gjendje pune. Kjo si pasojë e një defekti të shkaktuar qëllimisht apo aksidentalisht nga ish-zyrtarët e kaluar të Shërbimit Informativ Ushtarak.
Burimet konfirmojnë mosfunksionimin e kësaj paisje prej një periudhe 1 vit e gjysëm, e cila edhe në një rast kur është synuar të vihet në përdorim nga ekspertët e këtij shërbimi, nuk është arritur funksionimi i saj. Burimet thanë se tashmë, paisja lëvizëse e përgjimit në distancë “CDMA Interceptor” ka dalë jashtë funksionit dhe për këtë ende nuk është ndëshkuar asnjë person. Paisja në vitin 2010 është blerë me një vlerë prej 1.5 milion euro me qëllim përdorimin e saj nga misioni ushtarak shqiptar në Afganistan. Por në fakt kjo paisje nuk është përdorur në asnjë rast në Afganistan.
Fshirja e memorjes
Duket se gjatë kësaj kohe paisjes së përgjimit i është fshirë memorja, duke zhdukur çdo gjë të mundshme që ishte përgjuar me të. Ministria e mbrojtjes ka kryer verifikimet e nevojshme, por nuk ka qenë në gjëndje të faktojë nëse me këtë paisje janë përgjuar ish-zyrtarët e opozitës apo jo. Ka qenë kompania shtetërore e import-eksportit të armatimeve "MEICO" ajo e cila ka bërë edhe negociatat, përzgjedhjen dhe transaksionin për blerjen e aparaturës së përgjimit. Në zërin e shpenzimeve të "MEICO"-s blerja e kësaj aparature është përshkruar thjesht si "blerje paisje teknologjike telekomunikacioni për nevojat e Ushtrisë Shqiptare".
Aparatura zbuluese
Aparatura e përgjimit "CDMA Interceptor" është blerë në Izrael, ajo madje edhe është prodhuar në Izrael nën logon e "Verint". Aparatura bën pjesë në formatin e teknologjisë së lëvizshme të përgjimit me rreze të kufizuar. Kjo aparaturë në thelb është një kompjuter i cili ka të instaluar një sërë programesh që mundësojnë dekodimin dhe regjistrimin zanor të bisedave telefonike në një rreze prej 300 deri në 500 metrash.
Aparatura qëndron e mbyllur në një valixhe, ndërsa pjesë e valixhes janë edhe dy antenat, hyrëse dhe dalëse, të cilat bëjnë të mundur kapjen e sinjalit të telefonit të përzgjedhur, si dhe më pas lëshimin e sinjalit të këtij telefoni në antenat e kompanisë celulare, pasi është kryer regjistrimi. Aparatura në fjalë është e pajisur edhe me një program që mundëson dekriptimin e sms-ve të dërguar ose të marrë nga telefoni i përzgjedhur dhe nën survejim.
Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com