Pajisja misterioze: A po komunikonte atentatori i Donald Trump me dikë tjetër?

Pajisja misterioze: A po komunikonte atentatori i Donald Trump me dikë tjetër?

Mediat amerikane kanë publikuar për herë të parë një foto të celularit të atentatorit të Donald Trump.

Por pranë celularit të 20-vjeçarit Thomas Crooks shihet edhe një pajisje misterioze.

Pajisja duket sikur është një transmetues dhe kjo ka ngritur pikëpyetje nëse vrasësi po komunikonte me dikë.

Sipas Daily Mail, kjo pajisje ngre po ashtu pikëpyetje nëse ishte planifikuar kaos i mëtejshëm atë ditë.

Agjentët e policisë kishin pikasur atentatorin një orë përpara ngjarjes, ndërsa bënte lëvizje të dyshimta.

Ndërkohë ai kishte arritur të penetronte në një zonë të sigurisë tre orë përpara se të kryente sulmin.

Të gjitha këto ngrenë pikëpyetje mbi punën e Shërbimit Sekret amerikan.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 17/07/2024 19:56

    Do kete qene ne livestream me Salen or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

U vdiq djali me autizëm në makinë, lirohet nga qelia çifti shqiptar në Greqi! Dëshmia: I pëlqente të rrinte atje, i çonim ujë dhe ushqim

U vdiq djali me autizëm në makinë, lirohet nga qelia çifti shqiptar në Greqi! Dëshmia: I pëlqente të rrinte atje, i çonim ujë dhe ushqim