TIRANE-Pajisja e shtetasit grek Iraklis Dragounis është një dedektues sinjalesh model “OSCOR 5000” për të cilën prokurori Julian Zonja ka kërkuar të ekspertohet nëse është përdorur apo jo për përgjim të paligjshëm në territorin shqiptar.
Pajisja iu bllokua dy ditë më parë në Rinas shtetasit grek, Iraklis Dragounis.
Report Tv ka mësuar se ajo është pajisje dedektuese valixhe model “OSCOR 5000”, e aftë për të gjurmuar çimka dhe pajisje përgjimi.
Nga një kërkim në internet rezulton se OSCOR 5000 është një pajisje e avancuar e prodhuar për herë të parë rreth viteve 1998.
Pajisa mund të kontrollojë me mikroprocesore e cila është e aftë të zbulojë çimka përgjuese në një gamë të gjerë frekuencash. Pajisja vendoset brenda një çante të zeze brenda së cilës edhe mund të operohet. Ai jo vetëm që mbrohet nga çimkat por edhe është e aftë të gjurmojë përgjues infra-red.
Ndërsa shtetasti grek këmbëngul se në Shqipëri ndodhej i kontraktuar nga një kompani celulare për matjen e cilësisë së sinjalit në zona të ndryshme.
Pajisja zbulon cimka dhe përgjues nëpërmjet valëve celulare
Nga një kërkim në internet rezulton se OSCOR 5000 është një pajisje e avancuar e prodhuar për herë të parë rreth viteve 1998. Pajisa mund të kontrollojë me mikroprocesorë e cila është e aftë të zbulojë çimka përgjuese në një gamë të gjerë frekuencash. Pajisja vendoset brenda një çante të zeze brenda së cilës edhe mund të operohet. Ai jo vetëm që mbrohet nga çimkat por edhe është e aftë të gjurmojë përgjues infra-red.
Pjesa e poshtme e çantës përmban marrësin, ndërsa pjesët e tjera ndodhen në pjesën e sipërme të çantës dhe një tjetër panel përmban antena.
Pajisja OSCOR 5000 është përdorur për disa vite nga agjencitë sekrete në të gjithë botën. Përdorimi i kësaj pajisje jashtë SHBA behet vetëm me aprovim nga qeveria amerikane. Çmimi i saj varion nga 18 200 dollarë deri në 21 500 dollarë. Një pajisje e tillë është e aftë të kap sinjalet AM, FM apo edhe sinjale televizive. Audio mund të regjistrohet në një kasetë dhe të ruhet në memorie.
Në vitin 2009, OSCOR 5000 u pasua nga OSCOR Blue e cila u përmirësua teknologjikisht është më e vogël, më e shpejtë dhe mbulon një gamë më të gjerë të frekuencave (24 GHz). OSCOR Blue është renditur në Listën e Municioneve të Shteteve të Bashkuara (USML), klientët që e marrin duhet të kenë një licencë të veçantë të eksportit.
Prandaj, është në dispozicion vetëm për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës të miratuara nga Qeveria e SHBA.
Prokuroria bllokon pasaporten e grekut
OSCOR Blue është renditur në Listën e Municioneve të Shteteve të Bashkuara (USML), klientët që e marrin duhet të kenë një licencë të veçantë të eksportit . Prandaj, është në dispozicion vetëm për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës të miratuara nga Qeveria e SHBA.
Ndërkohë prokurori Julian Zonja ka mbajtur pasaportën e 52 vjeçarit grek Iraklis Dragounis hetimet ndaj të cilit po zhvillohen në gjendje të lirë, ndërsa rezulton se për vitin 2017 prania e tij në Shqipëri ishte për herë të parë 4 ditë para ndalimit në Rinas.
Sipas Dragounis ai ka ardhur i kontraktuar nga një kompani celulare për të cilën ka paraqitur dhe një kontratë shërbimi pranë prokurorisë.
[gallery]22180[/gallery]
Redaksia Online
B.B/e.m/d.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO