TIRANE- SHIU konfirmon përdorimin e pajisjeve për të përgjuar opozitën dhe diplomatët e huaj në kohën kur ministër ishte Arben Imami. Numri dy i Shërbimeve Inteligjente Ushtarake, Eduard Bala, ka thumbuar opozitën, duke e akuzuar se kur ishte në qeveri ka përdorur infrastrukturën ushtarake për përgjime të jashtëligjshme. Sipas Balës pajisjet e blera për Ministrinë e Mbrojtjes ishin instaluar në sektorin e kundërzbulimit të brendshëm që në fokus ka individë të veçantë.

“Janë blerë jashtë misionit, janë çuar teknikisht te kundërzbulimi i brendshëm, pse janë çuar aty, kur janë çuar nga Afganistani për terrorizëm, pse janë vendosur te kundërzbulimi dhe veçanërisht te pjesa që merren me ndjekjen e individë të caktuar. Pra, të gjithë këto element janë element që i ngrita jo për të akuzuar, por për të treguar nevojën e ndryshimit dhe element krucial i ndryshimit është edhe ligji”, tha ai.

Sipas Balës, pajisjet përgjuese të blera nga ministria e Mbrojtjes ishin instaluar në sektorin e kundërzbulimit të brendshëm, që në fokus ka individë të veçantë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)