BERAT- Një 58-vjeçar është arrestuar pasi falsifikonte certifikata dezinfektimi dhe ua jepte subjekteve të tjera tregtare në këmbim të pagesës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 58-vjeçari është identifikuar si Edmond Dërrasa. Pas një hetimi 3 mujor efektivët e policisë arritën ta mbyllin operacionin "Certifikata" dhe vendosën në pranga 58-vjeçarin.
Edmond Dërrasa ishte administrator i një subjekti që kryen dezinfektime dhe përmes subjektit ka pajisur me certifikata flasë edhe subjekte të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Korrupsion pasiv në sektorin privat".