Mediu: Debatet mes Bardhit dhe Berishës, të papranueshme, por kanë më pak vlerë se bashkimi! Me rëndësi, komunikimi i ndershëm me ndërkombëtarët

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi mblodhën për të tretën herë deputetët e tyre. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se 'bashkimi' i Sali Berishës me Gazment Bardhin me qëllim unifikimin opozitar është më i rëndësishëm sesa raporti personal që ata kanë pasur.

“Në pozicionin tim politik jam përpjekur ta mbaj gjuhën brenda dhëmbëve sa i përket etikës. Ky ka qenë standardi im. Parlamenti është kthyer në një gjë të pavlerë edhe për shkak të gjuhën së përdorur. Debatet mes Bardhit dhe Berishës kanë qenë të papranueshme. Raporti personal ka më pak vlerë në politikë në raport me atë që të ka besuar.  Unë kam qenë ndoshta nga të vetmit që kam bërë debat të fortë me Bashës sa i përket djegies së mandateve. E kam refuzuar por e lashë mandatin vetëm që të mos dukesha si tradhtar.  Unë nuk mund ta drejtoj gishtin vetëm te Basha. Ai ka pasur përgjegjësinë më të madhe por se ishte kryetar, por edhe rrethi opozitar ka shkuar pas Bashës. Ne duhet të kemi një republikë kushtetuese parlamentare një shtet të së drejtës”.

Sipas tij tryezës duhej t’i bashkohet edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

“Basha ka bërë gabim që nuk erdhi në tryezën e thirrur nga Bardhi. Ideja është që të uleshim bashkë duhej të uleshim me njëri tjetrin”.

Kurse për debatin e radhës brenda PD për postin e kryetarit të grupit parlamentar, Mediu thotë për të ka rëndësi ka bashkimi i opozitës.

“S’më intereson, do të ishte mirë të bashkoheshim”.

 Mediu ka folur dhe për aksionin e ri të opozitës pas mbledhjeve të para të iniciuara fillimisht nga Gazment Bardhi.

“Unë mendoj që opozita duhet të veprojë në disa rrafshe. Ne kemi nevojë t'i japim autoritet disa njerëzve të zgjdheur nëpërmjet komunikimit, për problemet ekonomike që kanë zgjedhjet që mund të japim, probleme që kanë të bëjnë me votën e diasporës etj. Këtë duhet ta bëjën deputetët. E rëndësishme është edhe një komunikim i ndershëm me ndërkombëtarët duke mos sharë njëri tjetrin, kush është alternativa. Për të vajtur te plani i ndërgjegjësimit të opinionit publik. Nga 2001 deri në 2005 ne i kemi bërë të gjitha.

Meloni e filloi me një 2% dhe arriti që të ecte e të vendoste autoritet edhe mbi Berlusconin. Ne kemi nevojë që njerëzit që janë në politikë të kuptojnë që nuk ndërvaren nga emra të veçantë por të bëjnë ndërveprimin e tyre politikë. Vetëm kështu mund të kenë sukses”, shtoi më tej ai.

Deputetët e Berishës dhe ata në krah të Bardhit u mblodhën në Kukës. Bardhi ra dakord të mbështesë kandidatin e Berishës për Kukësin, Emri Vatën. Ai tha se deputetët vendosën të heqin si kryetar të opozitës në komisionin për reformën zgjedhore Enkelejd Alibeajn dhe të vendosin Oerd Byykbashin.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 21/09/2023 16:52

    Po futeni në burg Qënin F Mediu, del ky e na jep mënd ky do kalbur brënda siç futi në dhe 27 veta në Gërdec, Ju të medjave ça mendimi i merrni një Krimineli si Mediu, Xeni i Sali Non Grada, turp e faqja e zezë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!