‘Pajtimi’ Berisha-Bardhi, analisti Mërtiri: Pa sens, imorale! Bashkimi i kalbësirave, s’e bën opozitën të fortë! Gazit i dështoi plani për drejtimin e PD-së

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha lanë pas krahëve akuzat e rënda që kanë artikuluar ndaj njëri tjetrit për dy vite me radhë në takimin e zhvilluar ditën e djeshme, me në krah deputetët që i kanë ndjekur pas dhe katër aleatë. Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv tha se ky ‘bashkim’ është pa sens dhe nuk e shpëton dot PD-në. Mërtiri shprehet se pas dorëheqjes së Bashës, nga drejtimi i PD-së, Bardhi kishte ambicie për të marrë drejtimin e partisë. Me rikthimin e Bashës, sipas Mërtirit, kjo ambicie e tij është e parealizueshme, prandaj tashmë gjendet jashtë çdo mundësie për të pasur një rol në politikë, duke u përplasur te Berisha.

“Zoti Berisha ka vënë një kusht se bashkohem me këdo përvveç zotit Basha dhe Alibeajt. Ajo po përpiqet të bëjë opozita është që të prodhojë fytyrën e saj të ardhme atë që do të krijojë në vitet në vazhdim. Po përpiqet të ftojë njerëz të rinj të vërë në funksion strukturat. Duhet të kuptojmë një gjë se prej një viti Bardhi ka ushqyer iluzionin se ai do të marrë PD. Prej një viti ka qenë e penguar që të bëjë organizim për shkak se grupi i Bardhit ka sabotuar mbledhjet e kryesisë të grupit parlamentar. Ata e kanë penguar PD të forcohet sepse mbledhjet e forcojnë, fushatat e forcojnë. Pra me sa duket Bardhi ka dashur të marrë PD-në dhe në momentin që kjo ju bë e pamundur ka dashur të dalë jashtë.

Alibia e tij për bashkim është pa sens, opozita nuk mund të bëhet e fortë përse bashkohen kalbësirat me njëri tjetrin. Opozita forcohet me njerëz të ndershëm me moral. S’mund të forcohet opozita kur kemi dy palë që janë rrahur me shkopinj, kjo është imorale. Opozita bëhet e fortë kur bëhet e besueshme. Nuk bëhet e besueshme me palë që bashkohen por që nuk kanë lënë gjë pa thënë për njëri tjetrin”.

Ai përmendi dhe faktin se deri para një viti Berisha e akuzonte Bardhin si përgjegjës për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan, kurse Bardhi e bënte përgjegjës për viktimat e “Gërdecit”.

“Zoti Berisha e ka akuzuar për vrasje Bardhin, për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. Tani të na shpjegojë nëse po bashkëpunon me një vrasës apo akuzat kanë qenë të rreme. Aleanca mes tyre është aleancë mes kriminelëve. Bardhi ka thënë se Berisha është vrasësi i 26 jetëve në Gërdec. Edhe ai të na shpjegojë. Kjo për mua është non sens dhe imorale", shtoi Mërtiri.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi