Pak minuta para fillimit të koncertit të Ermal Metës, ‘Air Albania’ gati të mirëpres dashamirësit e muzikës së mirë

Stadiumi ‘Air Albania” është gati për të mirëpritur të gjithë dashamirësit e artit dhe muzikës së mirë për të dëgjuar, këngëtarin Ermal Meta i cili sot do të realizoi koncertin e jetës.

Për shkak të numrit të madh të personave që do të shijojnë sonte koncertin, përveç stolave të stadiumit, në qendër të tij janë vendosur edhe karrige. Ajo çka vërehet është vendosja harmonike dhe në përputhje me masat anti-COVID e tyre.

Sipas Report Tv edhe shtetas të huaj, kanë siguruar përmes biletës një vend në “Air Albania” për të dëgjuar nga afër këngëtarin. Ermal Meta do të performojë 65 këngë, ndërsa pritet që në skenë t’i bashkohen edhe artistë të tjerë.

Koncerti do të nisë në orën 20:00.  

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT

Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT