Pak minuta para emisionit "Pa Gjurmë" që transmetohet në orën 19:00  në Report Tv, moderatja Odeta Dume, ka humbur kontaktet me redaksinë.

Gazetarja e emisionit, Ledina Jakimi thotë se komunikimin e fundit me të e ka pasur gjysmë ore para nisjes së emisionit që transmetohet LIVE në Report Tv, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga drejtuesja.

Emisioni 'Pa Gjurmë' i dedikohet historive njerëzore, problemeve të qytetarëve që për arsye nga më të ndryshmet kanë humbur kontaktet me të afërmit e zemrës. Përmes transmetimeve në Report Tv, stafi i emisionit 'Pa Gjurmë" ka gjetur shumë persona të zhdukur prej vitesh.

Gëzuar 1 Prillin! :)))

Ky shkrim ishte një shaka e redaksisë së Shqiptarja.com për moderatoren e cila me emisionin e saj ka frymëzuar edhe spektakle humori në Shqipëri.  

Përfshirja e saj në historitë, shpesh të dhimbshme që fshehin pas personat e humbur dhe drama e lënë për familjarët e tyre, i kapërcen emocionet e ftohta të moderimit të një emisioni. Por këtë lajm, gazetarja Odeta Dume, e mori mjaft me sportivitet:)