Personat me aftësi të kufizuar fizike janë mbledhur sot para Parlamentit dhe kanë protestuar për rritjen e të ardhurave të tyre, të cilat sipas tyre duhet të plotësojnë kushtet për jetesë dhe jo për mbijetesë.
 
Të ardhur nga e gjithë Shqipëria ata kërkuan që të kenë  një rritje me 10% të pagesës së paaftësisë si dhe kjo pagesë të jetë e pavarur nga të ardhurat e tjera.
 
Në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre, personat me aftësi të kufizuara fizike, u shprehën se do të vendosen sërish para parlamentit për të protestuar të premten tjetër dhe nëse sërish nuk do të dëgjohen, do të ngujohen në grevë urie.


dy.b/shqiptarja.com