Pakënaqësi për listat e PD në Vlorë? Ina Zhupa mohon zërat: I vetmi i ‘pakënaqur’ Edi Rama! Po ndjen frikën e humbjes

Ina Zhupa mohon zërat se demokratët e Vlorës janë të pakënaqur nga listat e kandidatëve që selia blu nxori në garën elektorale. E renditur e dyta në këtë listë, zëdhënësja e Partisë Demokratike, e cila garon për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme, thotë se i vetmi i ‘pakënaqur’ me kandidatët e PD, është Edi Rama i cili po ndjen frikën e humbjes.

“Në Vlorë nuk ka asnjë pakënaqësi që nga qytetari i parë që përfaqëson PD, e deri te qytetari më i thjeshtë, madje e kanë pritur me shumë entuziazëm listën këto janë shenja të trembjes së Edi Ramës nga humbja në qarkun ku edhe vetë kandidon. Pakënaqësia është shumë e madhe, por ndaj Edi Ramës, jo ndaj listës së PD” , tha Zhupa.

Ekipi i kandidatëve thotë Zhupa është i vendosur për të korrur fitore, dhe të gjitha strukturat po punojnë për këtë qëllim dhe se Bujar Leskaj është në krye të fushatës

"Bujar Leskaj është në krye të fushatës, është një sajesë   Ramës, lista është kompakte ne kemi besim te njëri tjetri dhe do të punojmë për të maksimalizuar votën. Nuk është një koalicion emrash për të marrë mandatin, por për t'ju përgjigjur qytetarëve", tha Zhupa.

Një koment  Ina Zhupa e ka edhe për kandidatët e Partisë Socialiste. Sipas Zhupës, pavarësisht makijazhit politik që kryeministri i ka vënë listave të tij me emra si Najada Como e Luljeta Bozo, fytyra e vërtetë e këtyre listave, është ajo e Ramës.

"Ne kemi listën më të mirë, më dinjitoze për qytetarët, me intelektualë, njerëz të punës, njerëz pa njolla dhe të palidhur me krimin, siç i ka Rama, me njerëz që fliten në përgjime, të gjithë ata janë kandidatët e Ramës, mundohet të bëjë një makijazh politik, por gjërat nuk ndryshojnë sepse Rama është koka e listës", tha Zhupa.

‘Shqipëria fiton’ është slogani i partisë Demokratike në këto zgjedhje, por çfarë do të fitojë Vlora, nëse në parlamentin e ri, do të përfaqësohet nga Ina Zhupa?

 “Vlora do të përfitojë nga programi i PD. Vajzën e tyre, përfaqësim, do mundohem për një përfaqësim dinjitoz për të ndryshuar Shqipërinë, sepse planet tona janë plane që përmirësojnë jetën e çdo shqiptari", tha Zhupa.

VIDEO/Intervista e plotë 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Me Me: 10/03/2021 20:10

    nga qarqet e tjera edhe mund tpres te votojne kta palo kandidate per deputete por nga Vlora shpresoj qe PD tdali me 0 krejt.. Dhe kjo fytyre zhaba qe ben si e ndershmja e dynjase per ke e do mandatin?! Per burrin e vet qe njihet per pasurine e tij me "djersen" e ballit .. pyytooo

    Përgjigju
  • Ahahahs: 10/03/2021 19:24

    Ina Je nder per gruan vlonjaten e dashur, por nuk mund te flasesh per femrat e tjera ne liste, Daullen e ke me dosje ne prokurori per vjedhje, Mecorrapen e ke gruan dhe motren e trafikanteve e krimit te organizuar, realisht Jeni Shume dobet, Vetem gruaja vlonjate nuk perfaqsohet nga keto te dyja, i njeh gjithe vlora cilat jan, turp per Pd ku u katandis. Respekte per Alten! Merni shembull nga aleati e dashur cfare gruaje ka zgjedh ne krye te listes.

    Përgjigju
  • beni: 10/03/2021 19:09

    E kuptoni kete tarallaken.Kjo thote qe Bujar Leskaj eshte i kompletuar si njeri,nderkohe qe eshte nje super injorant klasik,tip cobani,Eshte turp ta kesh roje Bujarin,jo deputet.Bujari behet dru cdo nate dhe ben ndeshje mundjeje me nivelin e tij neper restorante.Bujari rri me kanatjere ne restorant.Ky rob tregon edhe cfare niveli kane ata qe e propozojne per deputet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë