Paketa 'Anti-KÇK', Alibeaj: Pushteti i Edi Ramës varet nga krimi organizuar

Paketa 'Anti-KÇK', Alibeaj: Pushteti i Edi Ramës varet nga krimi organizuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeja duke iu përgjigjur deklaratave të Ramës për sa i përket paketës 'Anti-KÇK', i ka konsideruar këtë fushatë si një propagandë të qeverisë së kryeministrit Rama.

“Në qeverinë e Edi Ramës krimi u bë pjesë e politikës. Kriminelët u bënë deputetë, u bënë kryebashkiakë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsëdrejti, kriminelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderat korruptive të qeverisë së tij. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin.”- u shpreh Alibeaj.

Alibaeaj ndër të tjera shprehet se Rama nuk mund të luftojë krimin e organizuar pasi është vetë pjesë e tij. Ndër të tjera ish deputeti i PD ka hedhur edhe më tej akuza kundër kryeministrit Rama duke thënë se ishte ai që futi kriminelët në politikë.

Deklarata e plotë:

Edi Rama paralajmëroi me bujë se sot do të niste goditja e madhe kundër krimit të organizuar, duke goditur pasuritë e paligjshme të tij. Asgjë nuk ka për të bërë përtej propagandës, sepse pushteti i Edi Ramës varet nga krimi i organizuar, nga trafikantët e dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nga vrasësit dhe kriminelët më të rrezikshëm të vendit, që blejnë dhe sigurojnë vota për pushtetin e tij. Në qeverinë e Edi Ramës krimi u bë pjesë e politikës. Kriminelët u bënë deputetë, u bënë kryebashkiakë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsëdrejti, kriminelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderat korruptive të qeverisë së tij. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin. Nëse nuk do të ishte kështu, trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego nuk do të kishte marrë nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës tendera, leje dhe licenca. Që kur lidhi miqësi me Taulant Ballën, numrin 2 të Partisë Socialite, Edmond Bego ka marrë 14 milionë euro para publike, në shkelje të ligjit të prokurimit publik, i cili përjashton nga pjesëmarrja në tender personat e dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Le ta nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me goditjen e trafikantëve të dënuar të drogës dhe pasurive të tyre të paligjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin, bashkë me Erion Veliajn, ndryshuan rrjedhën e lumit të Lanës, duke i hapur rrugën pastrimit të 60 milionë eurove. Miku trafikant i Taulant Ballës është vetëm një shembull se Edi Rama, i kapur në flagrancë me krimin e organizuar, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Ish-deputeti i PD-së: Bego mori tendera se është mik i Ballës, Anti-KÇK t'i hetojë pasurinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa i është përgjigjur avokatit të biznesmenit Edmond Bego, Ardian Leka, i cili tha se nëse opozita ka fakte për 14 mln  euro të marra në tendera publik t'i drejtohet prokurorisë. Në një reagim për mediat,  Hasa shkruan Edmond Bego ka përfituar tenderat për shkak se është mik i Taulant Ballës, e për pasojë edhe pasuria e këtij të fundit duhet të jetë objekt hetimi nga Anti- KÇK.

"Taulant Balla mos të fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta luksove e ta mbrojë vetë Begon.

Taulant Balla të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta e tij luksoze dhe ta mbrojë vetë Edmond Begon. Pasuria e mikut të Taulant Ballës duhet të jetë që sot objekt verifikimi nga ligji anti KÇK, pasi Edmond Bego është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pas miqësisë me Taulant Ballën, Edmond Bego ka marrë mbi 14 milionë euro para publike në mënyrë të paligjshme.   1. A gjen dot Policia rrugën që të verifikojë mikun trafikant droge të Taulant Ballës?  2. A do të verifikojë edhe pushtetarët që po e mbështesin atë për të pastruar paratë e drogës me projektin 60 milion euro të zhvendosjes së Lumit Lana ?

 Me propagandë bajate nuk mund të mbulohet dot e vërteta: KÇK nuk e lufton dot KÇK", shprehet Hasa.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 03/02/2020 20:02

    Alibeja turpi i politikes shqiptare, qe pervec se eshte shkeles i ligjit si ish minister i drejtesise, por me e keqa ky ka vellane ne burg per tregti droge dhe akuzon te tjeter duke paraqitur udhetime imagjinare .Ke prova se kane biseduar apo filmime qe kane bere pazare bashke?Pra nuk ka faj as Luli dhe as Taulanti, ne rast se me te njejtin avion udheton nje qytetar i lire dhe qe akyzohet nga ju.Nuk behet lufte politike me spiunime fallco por prova

    Përgjigju
  • TURI MIU: 03/02/2020 15:49

    Doli dhe fundërrina alibeaj nipi muharem toskës tradhtarit e antishqiptari më i tërbuar. I vllai kti turi miut është në burg për drog. Apo dhe Gjermania është e koruptuar dhe kriminele që i ka fut në burg vllain këti monstre alibeaj kaka familje monstër. E ky fundërrin bë politik në Shqipri nëpërmjet partis kak pd. Sa turp e sa pëshgir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë