Paketa e dytë ekonomike, Tatimet: Deri tani ndihmën e kanë marrë 48943 punonjës

Paketa e dytë ekonomike, Tatimet: Deri tani ndihmën e kanë marrë 48943 punonjës

Foto ilustruese

TIRANE-Ka shkuar në 48943 numri i punonjësve që kanë marrë pagën e luftës 40 mijë lekë nga paketa e dytë ekonomike. Drejtoria e Tatimeve njofton se deri tani kanë aplikuar 81266 punonjës, nga të cilët kërkesa u është miratuar 69271 personave. Ndihma u është refuzuar 146 punonjësve, ndërsa në proces shqyrtimi nga Drejtoria e Tatimeve janë 11849. Nga paketa e dytë shuma që është paguar deri tani është  1 miliard e 957 mln lekë.

Nga bonusi prej 40 mijë lekësh tashmë do të përfitojnë edhe 22 mijë familje me pamundësi ekonomike që kanë dalë nga ndihma ekonomike për shkak të pikëzimit, po ashtu do të përfshihen edhe punonjësit e rafinerisë së Ballshit. Fillimisht nga qeveria u deklarua se nga ndihma financiare do të përfitonin 176 mijë punonjës por me ndërhyrjet e bëra shifra ka ndryshuar dhe në total kryeministri Edi Rama tha se do të paguhen afërsisht 250-260 mijë persona.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen