TIRANE- Të gjitha bizneset që eksportojnë mbi 50% të prodhimit të tyre, do t’ju njihet e drejta e blerjeve të përjashtuara nga TVSH në masë e barabartë me eksportin e një viti më parë. Këtë deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë prezantimit të përmirësimit të sistemit fiskal dhe doganor përpara bizneseve.
 
Paketa parashikon barazimin e TVSH-së në blerjen dhe shitjen e produkteve bujqësore në vlerën 20%, të lehtësojë importin e kafshëve për mbarështim dhe të barazojë importimin e makinerive para ligjit, si për individë, ashtu edhe për bizneset.
 
Pjesë e paketës janë edhe heqja e taksës së mjedisit për karburantin e anijeve të peshkimit, si dhe furnizimi i anijeve të peshkimit me karburant të pataksuar. Paketa e bujqësisë mbështet sektorët prioritarë të bujqësisë dhe përmban reforma për cilësinë dhe sigurinë ushqimore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)