Paketa e Sigurisë/ Ministri Hoxha: Mbikqyrim shkollat me kamera sigurie, me 'SmartCity' monitorimi do jetë me inteligjencë artificiale
Nga takimi i sotëm, për Paketën e Sigurisë në Shkolla
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha sot se, institucioni që ai drejton dhe Policia e Shtetit janë të përkushtuar për të rritur sigurinë në shkolla dhe për të krijuar një infrastrukturë të fortë dhe efikase për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Gjatë punimeve të Konferencës Kombëtare “Shkolla, Qendër Komunitare”, ku morën pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, punonjës të arsimit dhe policisë, ministri Hoxha renditi masat e ndërmarra në kuadër të “Paketës së Sigurisë në Shkolla”, një nismë që është në vitin e dytë të zbatimit dhe konsolidimit të saj dhe që parashikon një sërë masash për institucionet me përgjegjësi administrative.
“Numri i institucioneve shtetërore të angazhuar në zbatimin e kësaj ‘Pakete’ dhe të kërkesave të saj, është i madh, megjithatë edhe spektri i masave është i gjithanshëm. Këto masa parashikojnë analizën e detajuar të situatës reale të sigurisë në shkolla, identifikimin e masave plotësuese të menjëhershme, si dhe ndërhyrjen e duhur në akte ligjore të rëndësishme”, theksoi ai.
Ministri përmendi edhe masat detyruese të Policisë së Shtetit të realizuara në këtë plan strategjik, duke përmendur edhe projektin “SmartCity” për monitorimin 24/24 të çdo rruge dhe ambienti me kamera dhe vëzhgues terreni. Gjithashtu janë 240 shkolla ku janë angazhuar edhe oficerë të sigurisë për ruajtjen dhe monitorimin, kurse për këtë vit numri u rrit me 40 oficerë.
Detyrimet e realizuara nga Policia e Shtetit, sipas ministrit Ervin Hoxha:
-Është kryer identifikimi dhe përcaktimi i perimetrit të sigurisë së çdo shkolle, sipas vlerësimit të situatës në terren
-Po ushtrohen kontrolle sistematike dhe të vazhdueshme në mjediset e shkollave dhe perimetrin e sigurisë përreth tyre, për parandalimin dhe goditjen e veprave penale, në mënyrë të veçantë shitjen e lëndëve narkotike, armëmbajtjen pa leje dhe aktet e dhunës apo shfrytëzimit i të miturve
-Është shtuar prania e strukturave të Policisë së Shtetit, kontrollet si dhe masat e rrepta ndëshkuese për shkeljet e Kodit Rrugor, brenda perimetrit të sigurisë së shkollave
-Policia e Shtetit, në bashkëpunim me njësitë vendore, ka verifikuar gjendjen e sinjalistikës rrugore pranë institucioneve të arsimit parashkollor dhe parauniversitar, ka identifikuar nevojat për plotësimin e saj dhe po punon me përgjegjësi për respektimin me rigorozitet të sinjalistikës rrugore
-Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të njësive të qeverisjes vendore, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle të shtuara ndaj mjeteve të transportit shkollor, me qëllim respektimin e standardeve dhe kërkesave të përcaktuara në aktet përkatëse ligjore e nënligjore
-Aktualisht, shkollat po monitorohen me kamera sigurie, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme
-“Smart City” është një nga projektet madhorë të “Shqipërisë 2030” në aspektin e sigurisë. Përmes tij synojmë një standard të ri në monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen dhe analizimin e pamjeve të rrugëve, hapësirave të mëdha publike, qyteteve, përfshirë këtu edhe shkollat. Ky projekt nënkupton monitorim me inteligjencë artificiale dhe pritet të modernizojë edhe më tej infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.6%
-
Të gabuar
62.1%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative
30 Shtator, 12:08
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, emri sot tek kryeministri Rama! Ministri Hoxha: Do publikojmë listën e pikëzimeve të 11 kandidatëve
30 Shtator, 08:33
-
Trajnimi nga ICITAP, ministri Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcuar më tej hetimet proaktive në luftë kundër korrupsionit në Polici
23 Shtator, 14:52
-
Policët e inkriminuar? Hoxha në komisionin e Sigurisë: Çdo gjë që politizohet nuk është në dobi të këtij procesi
23 Shtator, 13:16
-
“Policët që kanë përdorur Sky Ecc do përballen me ligjin”/ Hoxha i përgjigjet Salianjit: Punonjësit kanë bërë vetëdeklarim
23 Shtator, 12:11
-
‘S'jam i kënaqur me Policinë e Shtetit’/ Hoxha jep shpjegime te Siguria: Atentati në Memaliaj alarm për policinë! Ministri, opozitës: Tentuat ta manipulonit vrasjen e Progës
23 Shtator, 10:52
-
Liceu Artistik 'Jordan Misja' dhe Shkolla Koreografike në Tiranë me status! Kanë autonomi menaxheriale dhe financiare
21 Shtator, 15:15
-
Ministri i Brendshëm në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP
17 Shtator, 20:42
-
Gjenerali amerikan vizitë zyrtare në Tiranë, takon presidentin dhe kryeministrin! Rama: Porto Romano si bazë e aleancës, gati të lehtësojmë ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8
17 Shtator, 13:06
-
PS e Tiranës mbledh Asamblenë! Ndahen detyrat e Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut! I pranishëm edhe Rama, ja porositë
14 Shtator, 17:50
-
Mazniku takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Amerika mbështetëse kyçe në reformën për fuqizimin e pushtetit vendor
13 Shtator, 21:00
-
240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë
13 Shtator, 11:32