TIRANË,3 Mars /ATSH-Z.Tosku/-Paketat Shëndetësore të Kardiologjisë, që financohen 100 % nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor përvec QSUT-së, këtë vit do të ofrohen edhe në spitalin e Shkodrës dhe Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi", në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë një takimi në ambientet e Shërbimit të Kardiologjisë.
Ndërkaq, sipas Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, pacientët do të përfitojnë shërbimin sipas një listë-pritjeje me rregullta të qarta dhe transparente.
Qytetarët mund të drejtohen tek mjeku i familjes, dhe nëse ky i fundit e gjykon të arsyeshme për një vizitë të specializuar, ateherë jep rekomandim tek specialisti përkatës. Ndërkaq, specialisti përkatës, pranë poliklinikës shtron pacientin në spitalin e rajonit dhe më pas spitali vendos nëse është e nevojshme apo jo për pacientin të marrë paketën e shërbimeve falas./m.m/












