Paketa ekonomike
Invalidët kundër ligjit të ri

Paketa ekonomike <br />Invalidët kundër ligjit të ri
TIRANE- Personat me aftësi të kufizuar janë për përforcim të kritereve të atyre që do të marrin statusin e paaftësisë, por jo për shkurtim të përfitimeve ekonomike që ata marrin. Pikërisht për këtë arsye ata kanë kundërshtuar edhe nismën e re të qeverisë, për vendosjen e kritereve specifike për disa shërbime ekonomike që ata marrin. Ata kanë kërcënuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, personat me aftësi të kufizuar do të nisin protestat duke filluar nga Tirana. Deklarata është bërë nga kreu i Këshillit Kombëtar të personave që nuk shikojnë, Sinan Tafaj. "Nëse deri më sot, transportin e kemi pasur falas në nivel urban për vete dhe për shoqëruesin dhe në nivelin interurban, gjysmë falas; nëse për energjinë elektrike ne kemi paguar 20 % të faturës, apo te telefoni kemi pasur një kufi deri në 2 mijë impulse, apo 2 mijë lekë të reja; tani kjo kërkohet të bëhet nëpërmjet një shumë që do të përcaktohet nga qeveria me kritere, procedura etj. Ne do të kërkojmë një zgjidhje kompromisi. Sigurisht që ne jemi për një reformë që do të ketë në bazë moscënimin e të drejtave",- ka thënë Tafaj. Këto deklarata u bënë gjatë prezantimit të fazës përmbyllëse të projektit më të fundit për personat e verbër të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Në saj të tij, në katër qendra komunitare në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër u ngritën katër qendra komunitare që ofruan ndihmë për këta persona në informacion, këshillim psiko-social si dhe argëtim.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza