Paketa fiskale 2015, Cani: Nxisim
përpunim të naftës e kromit në vendPDF/Paketa fiskale
Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ekonomisë diskutoi sot sërish në lidhje me buxhetin e vitit 2015 dhe më konkretisht për Paketën Fiskale. Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se në paketën fiskale të vitit të ardhshëm janë parashikuar të gjenerohen 16 miliardë lekë, dhe ku përparësi do të kenë sektorët e naftës, kromit dhe bujqësisë.
TIRANE - Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ekonomisë diskutoi sot sërish në lidhje me buxhetin e vitit 2015 dhe më konkretisht për Paketën Fiskale. Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se në paketën fiskale të vitit të ardhshëm janë parashikuar të gjenerohen 16 miliardë lekë, dhe ku përparësi do të kenë sektorët e naftës, kromit dhe bujqësisë.
Sipas Canit, paketa fiskale synon zgjerimin e bazës, si një kërkesë e kahershme e biznesit, mbrojtje të konsumatorit si dhe të reformave të thella. Në këtë kontekst Ministri i Financave theksoi se paketa e vtit të ardhshëm adreson kërkesat e biznesit si dhe është në mbështetje të tij.
“Paketa fiskale pritet të gjenerojë 16 miliardë lekë, një pjesë e tyre duhet të mbështetet në një performancë më të mirë të organeve fiskale, në mirëkuptim dhe bashkëpunim me vetë biznesin. Paketa ka 14 masa në tërësi, ku 3 masa gjenerojnë të ardhura, ndërsa 11 krijojnë lehtësira për konsumatorin. Natyrisht që paketa fiskale synon në radhë të parë në zgjerim të bazës, kërkesë kjo e kahershme e të gjithë biznesit të ndershëm. Së dyti është në mbrojtje të konsumatorit. Së treti mbron dhe mbështet reforma të thella dhe të gjëra. Unë do ta konsideroja këtë si një buxhet në mbështetje të biznesit. Kjo paketë fiskale adreson kërkesat e biznesit. ” tha Cani
Sa i përket 3 sektorëve prioritarë në paketën fiskale, nafta, kromi dhe bujqësia, Cani nënvizoi se kjo është bazuar mbi faktin se përpunimi i tyre brenda vendit deri në një masë të caktuar do të gjenerojë të ardhura për buxhetin e shtetit si dhe për hapjen e vendeve të punës.
“Mbështetje në këtë paketë kanë gjetur nafta, kromi, dhe bujqësia që ka një paketë të veçantë më tërësore. Këto tre sektorë kanë qenë dhe janë ata që kanë prioritet në ekonominë shqiptare. Ne jemi bazuar në një parim të qartë që prodhomi i tokës dhe nëntokës të mos dalë jashtë por të përpunohet në një masë të caktuar në mënyrë që ekonomia shqiptare të gjenerojë sa më shumë të ardhura brenda vendit. Në këtë mënyrë kemi mundësinë e punësimit të një mase sa më të gjerë të popullsisë.” tha Cani i cili shtoi më tej se pavarësisht vështirësive, synohet që në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar një ulje e borxhit publik dhe e defiçitit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 2382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e muzeve, art në ndërtesat historike të Shkodrës (VIDEO)
18 Maj, 22:50
-
Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll
18 Maj, 22:20
-
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
18 Maj, 22:12
-
Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale
18 Maj, 21:44
-
Populli im nuk është as homofob, as racist!
18 Maj, 21:39
-
Ish-drejtuesi i lartë i 'OpenAI': Kompania nuk ka përparësi sigurinë! Prodhimi i pajisjeve më të zgjuara se njeriu, përpjekje e rrezikshme
18 Maj, 21:27
-
Ylli Pata: 'Diversiteti' - Teza e Agron Gjekmarkajt, si tendë për ballkonin e Berishës
18 Maj, 21:12
-
Fabrizio Bosso sjell në Tiranë koncertin 'We Wonder', homazh për muzikantin Stevie Wonder
18 Maj, 21:06
-
Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë
18 Maj, 20:59
-
Benefitet e Yoga-s, Klodian Murati: Është mënyrë jetesë më shumë se stërvitje e trupit
18 Maj, 20:39
-
A jemi të gjithë të informuar kur duam të bëjmë ndërhyrje estetike? Me 25 maj në Shqipëri do të jenë kirurgët më të mirë në botë
18 Maj, 20:33
-
Mero Baze: Bashkim në perversitet!
18 Maj, 20:24