Drafti/ Paga minimale do rritet përsëri, ndryshon edhe tatimi mbi rrogat

Drafti/ Paga minimale do rritet përsëri, ndryshon edhe tatimi mbi rrogat

Tirane-  Në në dy vitet ardhshme qeveria parashikon të rishikojë skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e progresivitetit.

"Synohet përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës marxhinale” thuhet në strategjinë fiskale afatmesme 2024-2027.

Qeveria argumenton se Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Europian. Kjo diferencë, lidhet kryesisht me 3 faktorë:

-Normat përgjithësisht të ulëta tatimore që zbaton Shqipëria krahasuar me vendet e BE-së;

-Përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat për bizneset dhe individët;

-Mosraportimi/nënraportimi i të ardhurave dhe fitimeve nga bizneset dhe individët.

Drejtimet kryesore të reformës së politikave tatimore për tatimet e entiteteve dhe personave fizikë do të synojnë zgjerimin e bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun e detyrimit për deklarim. Për këtë qëllim do të krijohet njësia e specializuar në administratën tatimore, e dedikuar për kontrollin e individëve me të ardhura dhe pasuri shumë të larta.

Do të aplikohet "rritje graduale e pagës minimale për efekt të kontributeve dhe pagës minimale për efekt të tatimit mbi pagën, duke synuar njehsimin e tyre në të ardhmen"

Po kështu në strategji parashikohet që  pagesa pa limit me para në dorë nuk do të ketë më brenda vitit 2026. Qeverisa ka vendosur që brenda kësaj periudhe të kufizohen pagesat në cash mes qytetarëve, si dhe të ulet limiti i lejuar i pagesave me lekë në dorë për bizneset. Këto masa merren për të ulur paratë jashtë bankave pasi lënë hapësira për informalitet e pastrim parash. 

Prioritetet për periudhën 2024-2027janë:
1.Rritja me0.18%e PPB të të ardhurave nga tatami mbi pagën dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
2. Rritja e deklarimit të pages reale të 16% të punësuarve;
3.Përfshirja në skemën e kontribuesve me 5.5% pozicione të rinj pune;
4.Hartimi i planit sectorial për identifikimin e punës së padeklaruar dhe nëndeklaruar.
5.Zhvillimi i një fushate të gjerë ndërgjegjësimi mbi përfitimet e punës së deklaruar.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eltoni: 23/09/2024 14:43

    Ta rrisi ta bej 500 mi lek pagen minimale i kane tgjitha mundsit cdo biznes n vend

    Përgjigju
  • adela: 23/09/2024 09:22

    ore nuk rritet paga minimale se lat nam Rritet minimumi Jetik dhe LUFTOHET EVAZIONI, sa do ta beni ju, te maresh 150.000lek ne muaj page, pronari po minimalen do deklaroj si 50000 si 80000 ta beni ju prap aq deklarojne ata kot lodheni. Mektrini po i degjeneron punonjesit, 0 MASA, vazhdon edi me amarilden bejne namin vjedhje kolosale dhe kur i kerkon rritje rroge "SKEMI BUXHET"....-_-

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm