Qeveria do të kufizojë pagesat me para në dorë për qytetarët! Tavani i pagesave në cash mes bizneseve do ulet! 4 mld euro jashtë bankave, shkak evazioni dhe pastrimi parave

Qeveria ka vendosur të kufizojë pagesat në cash për qytetarët brenda vitit 2026, duke bërë të pamundur që gjithçka të paguhet me lekë në dorë siç ndodh aktualisht.  Me qëllim uljen e përdorimit masiv të parasë fizike në vend, në planin e veprimit 2024-2027 të Ministrisë së Financave thuhet se brenda kësaj periudhe do të vendoset një tavan për pagesat e lejuara me para në dorë mes qytetarëve, si dhe do të ulet tavani që ekziston aktualisht për bizneset që është në vlerën 150 mijë lekë.

Po ashtu ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të hetojnë edhe shkeljen me faturat pasi ka tatimpagues të cilët fragmentarizojnë faturat për të mos kaluar limitin që përcakton ligji. Hetimi për këtë kategori do të bëhet duke ballafaquar tatimpaguesit që kanë nivel anormal të faturimit cash krahasuar me të ngjashmit e tyre.

Këto masa thuhet në strategji do ndërmerren për shkak se përdorimi i parasë fizike mbetet ende mbizotërues në ekonominë shqiptare. Deri në fund të korrikut jashtë bankave qarkullonin 4 miliardë euro duke u rritur me afro 97 milionë euro krahasuar me korrikun e 2023-shit.

Shkaqet për këtë dominim të parasë fizike përkundrejt kartave apo pagesave online sipas Ministrisë janë të ndryshme ku thelbësore mbeten, kultura jonë për të bërë pagesa, normat e ulta të interesit për depozitat, mungesave e terminaleve POS në dyqane për të paguar me kartë, informaliteti, mungesa e besimit ndaj bankave apo edukimi financiar.

Në dokument thuhet gjithashtu se pagesat fizike, përdoren si alternativë për të fshehur burimin jo të ligjshëm të të ardhurave.

“Burimi i parave cash, nëse një individ ka një të ardhur 80 mijë lek në muaj dhe shpenzon 200 mijë lek në muaj, pra jashtë burimit të ligjshëm, logjikisht që këtë diferencë e ka të krijuar nga burime të paligjshme”, është një nga shkaqet e evidentuara në raport.

Po ashtu do të ngrihet një grup pune Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e bankave për të ulur komisionet që aplikojnë bankat për përdorimin e terminaleve POS nga bizneset. Kështu pritet që të rritet numri i këtyre pajisjeve, që aktualisht është në mbi 18 mijë nga 120 mijë biznese që ka vendi.

Përtej informalitetit e rrezikut të pastrimit të parave që vjen nga volumi i lartë i parasë fizike, ekspertët thonë se po konkurrohen edhe bankat, pasi milionat jashtë bankave po përdoren për biznesin e ‘fajdeve’.

PARAJA JASHTË BANKAVE:
Korrik 2023     392,896 mln lekë
Korrik 2024     402,631 mln lekë
Diferenca          +9,735 mln lekë

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dikush: 24/09/2024 12:18

    Ulni komisjonin,e cdo gje ndryshon,vendosni perqindje te fitimit,jo te xhiros,e te gjith deklarojn

    Përgjigju
  • Pranvera: 24/09/2024 08:20

    Kjo vërteton se jeni të gjith të korruptuar.

    Përgjigju
  • Qytetari: 23/09/2024 13:02

    Po komisionet e bankave a keni menduar ti ulni ndonjehere? Njerezit nuk jane budallenj qe ti lene leket komisione.

    Përgjigju
  • Or tej: 23/09/2024 10:40

    Ulni komisionet e transfertave ne Euro se late nam or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • GRABITUR NGA BANKA: 22/09/2024 20:34

    SHIKONI PARË GRABITJEN E BANKAVE! nga banka ime të më japë një deklaratë me nënshkrim. Më kanë ngarkuar 1000 ALL. Çfarë është kjo? Pse qeveria nuk e sheh këtë vjedhje? Paratë jashtë bankave për grabitje “legjitime” të qytetarëve!

    Përgjigju
    • Zymba: 22/09/2024 20:39

      Kush pyet banka ben ligjin! Nuk eshte kurgje kjo e jotja ckane bere bankat ne atdhe !

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona