Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të mërkurë detaje nga paketa e re fiskale, ku bëri të ditur se ulja e TVSH-së nga 20 përqind në 6 përqind për ushqimet, do të përfshijë 54 artikuj të ndryshëm “mes të tjerash mishi, peshku, bulmeti, vezët, miellin, vajrat, sheqerin, makaronat, frutat, perimet dhe ushqimet bazë për foshnjat.

Në lidhje me këtë çështje gazetarja Eliza Gjediku e ftuar në ‘Repolitix’, tha se mbetet skeptike për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, ndërsa nënvizoi se këto lëvizje vinin për shkak të protestës. Sipas Gjedikut këtë paketë fiskale e konsideron si një dhuratë për opozitën.

“Në fakt dyshoj që ishte për shkak të protestës. Unë një ditë më parë e kam konsideruar si një dhuratë për opozitën sepse unë jam e bindur. Kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e opozitës, jo vetëm e demokratëve por edhe e partisë së lirisë. Vitin e kaluar Partia eLirisë ka bërë një  më duket se këtë kërkesë e ka patur dhe lëvizja bashkë

Unë jam skeptike për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore dhe e kam thënë dhe në emisionin e kaluar, derisa ne të kemi një administratë 100% funksionale, të kemi ulje të informalitetit, jo 1/3 e ekonomisë informale, do jetë në mos e pamundur të jetë e vështirë për të verifikuar dhe për të , le të themi mundësuar zbatimin efektiv të kësaj ulje. sepse në rast se ti ul me 14% TVSH-në për ushqimet, praktikisht ushqimi që unë blej, një nga këto 54 produkte, duhet të më vijë 14% më i lirë”, tha gazetarja Eliza Gjediku.

Ndërkohë biznesmeni Zef Shtjefni theksoi se në të gjithë botën çmimet i vendos tregu.

“Po në gjithë botën çmimet i vendos tregu. Tregu është i lirë dhe duhet të jetë i lirë për t'i vendosur çmimet. Pra kërkesë oferta. Tani ne i vendosim me polici. Po kështu dhe pagat nëpër ndërmarrje. Ne i kemi me vendim qeverie pagat. Ju e dini tha”, tha Zef Shtjefni

Ekspert i Ekonomisë Igli Tola shtoi se me këtë paketë po tentohet që vendi të shkojë drejt një ekuilibri të ri. Sipas tij kapitali dhe puna po shkojnë drejt një tatimi më të drejtë dhe më të më të balancuar.

“Me këtë paketë fiskale 2027s mbase për shkak të presionit publik, protestave, por jo vetëm prej këtyre, po tentohet të shkohet drejt një ekuilibri të ri. Pra që edhe kapitali dhe puna të shkojnë drejt një tatimi më të drejtë dhe më të më të balancuar. Pastaj se sa kjo 14% do reflektoj aty, unë nuk e them dot për rastin e Shqipërisë sepse janë shumë faktorë që ndikojnë.

Ndikon konkurueshmëria në treg që ne këtu e dimë se cila është situata qoftë në tregjet e shumicës, qoftë në tregjet e pakicës. Ndikon transparenca, ndikon kontrolli ose mbikëqyrja e tregjeve, ndikon elasticiteti i kërkesës, që për shportën bazë të konsumit duhet të kuptojmë që janë produkte kryesisht jo elastike. Pra konsumi për familje, për këto produkte bazë është relativisht i përcaktuar.

Pra edhe në qoftë se ulet çmimi 10% 15% nuk është se do konsumohet më shumë qumësht apo më shumë bukë sepse dije sa është konsumi mes do bien shpenzimet për për ushqimet bazë logjikisht”, tha  Igli Tola.

Ndërkohë Edvin Stefani ekspert në fushën e taksimit tha se sistemi fiskal në Shqipëri ka kaluar disa ndryshime ndër vite. Ai nënvizoi se sot edhe bizneset më të vogla përdorin pajisje fiskalizimi dhe lëshojnë kuponë tatimorë, çka sipas tij krijon kushte më të përshtatshme për administrimin e skemës së TVSH-së.

Pra unë për këtë që skema e TVSH-së është me të drejtë zbatuar. Në këtë mënyrë efektet do të jenë minimale pasi në fakt TVSH-ja me fiskalizimin funksionon në mënyrë automatike. Pra nuk ka dhe ndonjë kosto të lartë administrative. Libri i shitjes, libri i berjes shkon automatikisht online, vetëm në qoftë se ti bën rregullime të TVSH-së që nuk para i prekin këto lloj specifikash biznesin e vogël, atëherë çdo gjë bëhet pagesa online. Pra, në fund të muajit ty të del një pagesë dhe pagesa e cila delë për biznesin e madh, për shembull për një tregti është tre dy deri në 3% e qarkullimit për biznesin e madh për këto biznese të vogël do të jetë akoma më minimale, por ndërkohë do të rregullohet cikli i funksionimit të fashës.

Duhet të kujtojmë që në Shqipëri në parë vitin 96 ka qenë tatim qarkullimi. Më pas u vendos TVSH-ja dhe në që në projektligjin e parë synimi ka qenë i përjashtimit minimal ka qenë për shkak të prezantimit të një ligji shumë të ri ë paaftësisë për të menaxhuar nga bizneset e vogla e tjerë e tjerë. Sot për sot ne flasim që edhe biznesi më i vogël i lagjes ka një kupon kase pavarësisht se nuk lëshon TVSH në atë lloj kase”, tha Edvin Stefani.