Paketa fiskale e projekt-buxheti
Basha thirrje biznesit për protesta

Paketa fiskale e projekt-buxheti<br />Basha thirrje biznesit për protesta
TIRANE -  Opozita kritikon ashpër paketën fiskale, duke shtuar se mendimi i grupeve të interesit nuk është marrë fare në konsideratë nga qeveria, një pozicion që lideri demokrat Lulzim Basha e ndan njëlloj me përfaqësues të biznesit. Por është biznesi ai që i ka kërkuar shefit të opozitës që të kundërshtojë rritjen e taksave dhe të cojë zërin e kërkesave të tyre në Kuvend. Kërkesa e kreut të dhomës së tregtisë Nikolin Jaka, ka marrë një përgjigje negative nga lideri demokrat Lulzim Basha, i cili ka ftuar biznesin që të bëhet pjesë e protestës më 22 nëntor.

“Jemi këtu se jemi thellësisht të shqetësuar për gjendjen aktuale dhe se ku do të degjenerojë kjo situatë, nëse kjo paketë fiskale kthehet në ligj. Buxheti i vitit 2015 parashikon rritje të taksave që do të godasin të gjithë. Dhe nga llogaritja qytetari duhet të paguajë 670 mijë lekë më shumë në vit, krahasuar me gjendjen aktuale. Në këto kushte është ta therësh ekonominë, t’i japësh fund. Në kundërshtim me paralajmërimet tona, po tentohet që buxheti të kalojë nën rogoz, ku edhe me axhendën e shkurtër që kanë lënë për këtë paketë, mundësia për konsultime është 0. Ndërsa ai ballafaqimi me biznesin pak ditë më parë tregoi se shqetësimi është i juaji dhe i qytetarëve. Nuk vijmë këtu thjesht për të mbajtur pozicione, libreske nga katedra, për t’ju dhënë leksion mazhorancës, por me përgjegjësi, dhe të përgjegjshëm edhe për të kaluarën, duke nënvizuar çfarë është bërë mirë, që edhe është vlerësuar, por duke marrë përgjegjësi edhe për ato që s’kemi bërë apo kemi bërë gabim”, tha Basha.
 
Kryetari i PD edhe njëherë është shprehur se vizioni i qeverisjes së majtë është taksimi progresiv i çdo qytetari, një politikë që në fund do të sjellë dhe rrënimin ekonomik të vendit. Bojkoti i PD vazhdon prej muajsh teksa kjo e fundit ka zgjedhur ta bëjë oponencën përmes tavolinave të rumbullakëta me grupet e interesit apo përmes komisioneve të saj paralele. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)