Paketa fiskale, grupet e interesit:
Nuk ka vizion, rrit shume taksa

Paketa fiskale, grupet e interesit:<br />Nuk ka vizion, rrit shume taksa
TIRANE- Grupet e interesit dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë apo asaj Amerikane kanë kritikuar Paketën Fiskale në Komisionin e Ekonomisë, me argumentin se kjo e fundit, shton taksa duke rritur barrën fiskale, por duke mos dhënë një vizion se për çfarë do të shërbejnë dhe ku do të shkojnë këto të ardhura shtesë.
 
Përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë u shpreh se Shqipëria ka nevojë për investime të jashtme, por me një nivel të lartë informaliteti dhe me rritjen e taksës për dividentin, kjo bëhet e vështirë.
 
Përfaqësuesit e industrisë fason janë shprehur se rimbursimi i TVSH-së lë për të dëshiruar, ndërsa Zak Topuzi, përfaqësues i Shoqatës së Turizmit u shpreh se është imediate ulja e TVSH-së për turizmin, në mënyrë që Shqipëria të konkurrojë vendet e rajonit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Josep Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme

Josep Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme