Paketa fiskale, Këlliçi: Gjobë për qytetarët! Nga ulja e ngarkesës fiskale te heqja e akcizës së gazit, ja propozimet e mia

 

Në Kuvend vijon të diskutohet edhe ditën e sotme paketa fiskale dhe buxheti 2023. Deputeti demokrat Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se kjo paketë fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime të tij për paketën fiskale, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit. Sipas tij, duhet hequr edhe TVSH për kompanitë që investojnë në energjitë e rinovueshme, ndërsa një thirrje i bëri qeverisë që të dëgjojë ekspertët e fushës.

“Të hiqet taksa e qarkullimit për industrinë e ndërtimit, ndihmon që çmimet e apartamenteve të ulen, Veliaj e ka rritur 10 herë taksën e ndërtimit, taksë mbi vlerën e shitjes dhe jo kostos, prandaj është e pamundur blerja e një apartamenti. Meqë është dyfishuar buxheti, pse nuk dyfishohen pensionet, paga dhe pensionet. Çmimet do vazhdojnë të rriten, pensioni juaj do rritet me 1%.

Kjo nuk është paketë fiskale, por gjobash. Nuk ndodh në BE që të hartohet një paketë penalitetesh për qytetarët.

Propozimet:

Ulni ngarkesën fiskale, çmimet po shkojnë në stratosferë.

Mos bëni si gjitholog, dëgjoni ekspertë e fushës dhe qytetarët e këtij vendi.

Hiqni TVSH-në për kompanitë që investojnë në energjinë e rinovueshme

Hiqni akcizën e gazit.

Ndaloni rritjen e pandalshme të inflacionit.

Mundësisht mbajeni një premtim dhe çojeni buxhetin e arsimit në 5.5% siç keni premtuar.

11 mln euro do shkojnë për pronarët e inceneratorëve, për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe 1 në Tiranë që i ka pronarët në arrati. SPAK vijon të mos thërrasë kryetarin e bashkisë që me vulën e tij i ka hapur rrugë ndërtimit të kësaj firme”, tha Këlliçi.


Lajmi kryesor:

Kuvendi kalon në parim projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale 2023! Braçe: Të rishpërndahen të ardhurave e të zbatohet si duhet jo si në vitin 2022! Këlliçi: Penalizon qytetarët


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen