TIRANE- Me ndryshimin e sistemit të taksave vitin e ardhshëm, parashikohet që në arkën e shtetit të hyjnë 160 milionë dollarë më shumë, ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë ministri i Financave Shkëlqim Cani. Ai ka shpjeguar se, nga 14 masa që përfshijnë projektligjet e përgatitura, 3 janë për ngritje të normës së taksimit, ndërkohë që 11 të tjera synojnë lehtësimin e sektorëve të ndryshëm të bzinesit dhe rritjen e punësimit.
Një nga këto masa, që shton të ardhurat në arkën e shtetit është edhe rritja, nga 10, në 15 për qind, e taksimit mbi të ardhurat nga qeratë apo depozitat bankare apo shitjen e pronës së patundshme.
/Shqiptarja.com
Një nga këto masa, që shton të ardhurat në arkën e shtetit është edhe rritja, nga 10, në 15 për qind, e taksimit mbi të ardhurat nga qeratë apo depozitat bankare apo shitjen e pronës së patundshme.










