Paketa fiskale, Ministria e Financave
nis konsultime me biznesin

Paketa fiskale, Ministria e Financave<br />nis konsultime me biznesin
TIRANE- Ministria e Financave ka gati draftin për ndryshime në të gjithë sistemin e taksave, ndërsa deklarohet e hapur për konsultime me biznesin. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, drafti do të konsultohet me grupet e interesit gjatë javëve në vijim, me qëllim përmirësimin e tij. Vet përfaqësuesit e biznesit shprehen të gatshëm për të dhënë sugjerime konkrete, sidomos mbi mbledhjen e taksave.

"Është mëse normale që një qeveri e sapo ardhur në pushtet të ketë qasje tjetër të politikave fiskale."Unë mendoj dhe uroj që kjo qeveri dhe ministria e Financave të ketë politikat e saja fiskale të qëndrueshme në mënyrë që edhe pritshmëritë e biznesit dhe të sipërmarrësve të jenë të sigurta dhe natyrisht të jenë fizibël në parashikimet e tyre"- thotw Nikolin Jaka, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë për tv A1 Report

Qeveria e re, në programin për vitet 2013-2017, parashikon përgjysmimin e TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës së konsumit. Në këtë linjë edhe komuniteti i biznesit shprehet pozitiv, por kërkon që rritja e të ardhurave buxhetore të mos bazohet kryesisht në rritjen e nivelit të taksave.

"Ne mirëpresim çdo sugjerim, veprim apo vendim që ministria e Financave bën për uljen e takave, apo për përgjysmimin e TVSH-së, apo reduktimin e TVSH-së, për produkte apo shërbime që stimulojnë prodhimin apo nismat e sipërmarrësve shqiptarë. Jam i sigurtë në sugjerimet dhe propozimet që ne kemi bërë për Ministrinë e Financave që paratë për buxhetin e shtetit, për likujdimin e biznesit, paratë për shlyerjen e detyrimeve apo rimbusimin e TVSH apo paratë që qeveria shqiptare i ka sipërmarrjes apo qytetarëve shqiptarë, janë në Shqipëri, por janw nw rrugwn e informalitetit"- vazhdon më tej ai.
 
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pak javë më parë gjatë konferencës së përbashkët me Shefin e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, premtoi paraqitjen e një pakete shumë shpejt, e cila do të sillte rimodelimin e skemës së pensioneve, reforma strukturore në tatime e dogana, heqjen e TVSH për shërbimet mjekësore dhe medikamentet, si dhe politikë ndihme për shtresat në nevojë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar