Paketat anti-COVID/ PD: Rama la biznesin dhe familjet në nevojë në mëshirë të fatit

Paketat anti-COVID/ PD: Rama la biznesin dhe familjet në nevojë në mëshirë të fatit

TIRANE-Partia Demokratike vijon që të këmbëngulë që paketat e qeverisë për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në këtë kohë janë të pamjaftueshme. Ish-deputetja Jorida Tabaku thotë se shifrat zyrtare të FMN-së tregojnë se Shqipëria në mënyrë absolute ka mbështetjen më te vogël për ekonominë reale, ndërsa shton se kemi taksat më të larta në rajon.

"Shqipëria ka që në datën 10 Mars që ka mbyllur qepenat e bizneseve dhe ekonomisë, këto ditë që po shënojnë hapjen duket se qeveria ka dështuar në ndihmën ekonomike për familjet dhe bizneset. Veçanërisht për familjet në nevojë dhe bizneset e vogla. Shifrat zyrtare të FMN tregojnë se Shqipëria në mënyrë absolute ka mbështetjem më te vogël për ekonominë reale.

Ndërkohë që kemi taksat më të larta në rajon, korrupsionin më te lartë, normën e mbylljes më të lartë në rajon kemi mbështetjen më te vogël për punëtorët dhe bizneset.  Sot 100 000 biznese të vogla janë në mëshirë të fatit, sot 500 000 të punësiar në sektorin privat janë në mëshirë të fatit, familjet e ndihmës ekonomike, pensionistët e çdo shtresë sociale sot është harruar. E në vend të mendohet për çdo vend pune, për çdo familje sot vëmendja është te propaganda dhe tek lëmosha.

Nuk kushton asgjë të bëjmë minimumi atë që po bën Kosova ose vende të tjera të rajonit. Nuk ka pse të jemi gjithmonë të fundit, me 0,8 perq të PBB mbështetje në letër e vetëm 20 përq e kësaj e realizuar. Raportet për vendin janë edhe më të zeza, ku 61% e të punësuarve (sipas një raporti të BB) punojnë në të zezë. Janë këto qytetarë që nuk do të përfitojnë kurrgjë nga qeveria e cila ka menduar që është më me leverdi për ministrat dhe mazhorancën të paguajë disa PPP se sa punëtorët.

Fondi i përcaktuar nga qeveria nuk mund të ndihmojë shumicën e 173 mijë të vetëpunësuarve, siç raporton BB. Por edhe për ato 30 mijë fatlumët që kanë marrë nje pagesë bashkë me bashkëshortët e tyre, ajo pagesë nuk do t’i shërbejë për shumë. Kjo sepse vlera që shpenzon mesatarisht një familje në vend, sipas INSAT është rreth 50 mijë lekë, një vlerë më e lartë se sa pagesat e qeverisë. Shkurt dhe shqip, qeveria ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shumë herë më pak se sa ata kanë nevojë. Megjithëse kërkuam që ajo të hiqte dorë nga kontratat koncesionare, megjithëse ajo mori mbeshtetje nga FMN dhe së fundi nga BE, ata sërishmi ofruan thërrime për qytetarët. Duhet bere cdo gje per te shoetuar cfo vend pune, duhet bere cdo gje per te mbeshtetur cdo familje dhe ata ne nevoje, duhet nxitur konsumi e ringritur ekonomia" shkruan Tabaku.

Tabela e publikuar nga Jorida Tabaku

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 04/05/2020 17:02

    BALONA TABAKE PA TEREZI PO FLET...

    Përgjigju
  • Babale: 02/05/2020 18:44

    Babale Balon Bidon By... Tabaku

    Përgjigju
  • Shemsiu: 02/05/2020 16:49

    Mjaft Me ME LLOQE ORGANIZONI POPULLIN NE PROTESTA FUNDI I MAJIT MER FUND VIRUSI VERA DO SJELLE NORMALITETIN KESHTU PRA DUHET ME CDO KUSHT FILLIMI I PROTESTAVE POPULLI DUHET TI PERGJIGJET RAMES ME MOSBINDJE CIVILE

    Përgjigju
    • shume e sakte: 03/05/2020 09:55

      per ke popull e ke fjalen ti??per ata leshkot qe duan rremuja si puna jote??ne fakt shqiperia ka shume leshko si puna jote qe perfitojn nga rremujat dhe mosbindja civile si te pacilvilizuar qe jeni,

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë