Paketat e shërbimeve në qershor
falas në spitalet private e QSUT

Paketat e shërbimeve në qershor<br />falas në spitalet private e QSUT
TIRANE- Pacientët të cilët presin prej muajsh në radhë për të kryer një koronarografi, apo prej dekadash për të kryer një transplant, tashmë këto ndërhyrje do të kryhen në muajin qershor si në spitalet private edhe ato publike falë paketave të shërbimeve. Por nuk do të jenë vetëm këto dy lloj shërbimesh ato që do të ofrohen. Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve kanë parashikuar që edhe dializa të jetë një tjetër shërbim, po kështu edhe terapia e flakjes akute, pacemaker definitive, angioplastikë koronare, interventet valvolare, intereventet kongenitale, by pass koronar si dhe implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi. Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, tha se institucioni i tij do të mbulojë 100% pacientët shqiptarë me këto shërbime si në spitalet publike dhe ato private.

Por gjithçka do të jetë e monitorueshme në sajë të një regjistri të dhënash dhe kriteresh që duhet të plotësojë çdo pacient. “Kemi marrë masë si fond t'i mbështesim në masën 100% të gjithë pacientët shqiptarë që do të trajnohen, qofshin në strukturat shtetërore, qoftë dhe në ato private. Regjistri do të menaxhohet me bashkëpunim të ngushtë me katedrat e shërbimit universitar në mënyrë që përfituesit të jenë të zgjedhur me kritere sa më të sakta shkencore, sociale, fushore të gjitha së bashku. Këto paketa do të jenë të gatshme të implementohen në periudhën nga qershori dhe mbrapa”, tha Astrit Beci.

Sipas tij, do të ketë një auditim për të gjitha spitalet si publike dhe ato private, në mënyrën se si do të implementojnë paketat e shërbimeve. "Në qoftë se një procedurë dialize do të zgjasë 4 orë, ne do të bëjmë të mundur të kontrollohet sesa kjo realizohet. Do të kontrollojmë cilësinë e filtrave për të cilët punohet. Për të gjithë këtë, fondi po merr masat për ngritjen e grupeve të kontrollit” nënvizoi Beci. Për herë të parë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do e mbulojë të plotë këtë ndërhyrje kaq të rëndësishme për fëmijët me probleme të rënda dëgjimi. Fillimisht do krijohet një regjistër për fëmijët përfitues në bashkëpunim me shërbimin përkatës. Aktualisht, drejtuesit e Fondit të Sigurimeve thonë se janë drejt mbylljes së protokolleve të mjekimit për këto dhjetë paketa, ndërkohë që buxheti i miratuar për këtë vit i mbulon të gjitha shpenzimet.

Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024