/ATSH-DPA/ - Një i nxehtë i paprecedentë në Pakistan ka shkaktuar deri tani 50 të vdekur, njoftuan burime mjekësore dhe të ekipeve të shpëtimit, disa javë pasi një i nxehtë i ngjashëm solli vdekjen e 2 500 personave në Indinë fqinje.
"Mbi 25 persona vdiqën në qytetin port të Karaçit, ku temperaturat arritën deri në 46 gradë Celsius", tha mjeku Seemin Jamali në spitalin "Jinnah".
"Kemi marrë trupat e mbi 25 personave, shumica e të cilëve kanë vdekur nga ataku kardiak apo mbilodhja", shtoi ai.
"Mbi 10 persona vdiqën në provincën e Sindhit", tha Meraj Ahmed, punonjës shpëtimi.
"Vala e të nxehtit ka shkaktuar deri tani mbi 10 të vdekur edhe në distriktin Rahim Yar Khan, në provincën Punjab", tha mjekur Naseer Ahmed.
Çdo verë i nxehti shkakton vdekjen e mijëra personave në Azinë Jugore
/Shqiptarja.com