Pakistan, zjarr në trenin e pasagjerëve, të paktën 65 të vdekur

Pakistan, zjarr në trenin e pasagjerëve, të paktën 65 të vdekur

Të paktën 65 pasagjerë humbën jetën kur një tren që udhëtonte nga qyteti pakistanez i Karaçi për në Rawalpindi u mbulua nga flakët. 

Sipas autoriteteve, zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i dy bombulave të gazit që përdoren për gatim.

Zjarri është përhapur pothuajse në të gjithë vagonat e trenit.

Të paktën 65 pasagjerë kanë humbur jetën kurse më shumë se 100 janë plagosur rëndë.

Numri i viktimave mund të rritet nga ora në orë.

Pakistani ka një histori të aksidenteve hekurudhore me vdekje të shumta. Në korrik, 11 persona humbën jetën në një aksident, me katër vdiqën në një tjetër aksident në shtator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë