PAKISTANI-Ushtria e Pakistanit pretendon se ka vrarë një lider të al-Qaedas, i shumë kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për planifikimin e shpërthimit të sistemit të metrosë në New York. 

Shefi kryesor operativ i al-Qaedas raportohet të jetë vrarë gjatë orëve të para të mëngjesit nga një sulm në Shinëarsak, rajon pranë kufirit të Pakistanit me Afganistanin. Byroja zyrtare e Investigimeve Amerikane ofroi një shpërblim prej 5 milion dollarësh për kapjen e tij, i cili në atë kohë mendohej se ishte një nga shefat e operacioneve të jashtme. 

Shukrijuma është një nga anëtarët më të lartë të vrarë nga ushtria e Pakistanit dhe kërkohej nga SHBA për konpiraci në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe për vrasje në shtete të ndryshme.

pakistan

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)