Pakti Rama-Basha në 2017, Haklaj: Shmangu luftën civile! Topollaj: Marrëveshje pazari! Presidenti? Gazetari: Negociatat false, Balla po bën show

Pakti Basha-Berisha më 17 maji ishte një marrëveshje shumë pozitive sipas ish-deputetit Azgan Haklaj, pasi shmangu luftën civile. I ftuar në “Repolitix”, Haklaj tha se kjo marrëveshje e forcoi PD, pasi u fut në zgjedhje.

“17 maj ishte një marrëveshje e mirë, sepse shmangu luftën civile. Vlerësimin më të madh ia ka bërë Sali Berisha. Para çadrës PD ishte më e dobët, pas çadrës mori 6 mandate më shumë. Kjo për shkak se u fut në zgjedhje.”, u shpreh.

I ftuar në studion e “Report Tv” me gazetarin Denis Minga, ishte edhe juristi Fabian Topollaj, i cili kishte një mendim krejt ndryshe për paktin Rama-Basha. Ai tha se më tepër se një marrëveshje politike, ajo i ngjante një pazari, i cili shkatërroi opozitën në sytë e opinionit.

“Ishte një marrëveshje shumë e keqe, si për vendin ashtu edhe për opozitën. Mbas një sakrifice shumë të madhe, për opozitën, edhe mbasi opozitës i ishin krijuar rrugëdalje, Basha jo vetëm që bëri një marrëveshje me Ramën. Më tepër se një marrëveshje politike, ishte një pazar. Një opozitë që i kishte mbajtur njerëzit në çadër, nuk mund ta bënte këtë.”, tha ai.

Pakti Rama-Basha i dha fund qëndrimit 90-ditor të demokratëve në çadër dhe bëri që PD të garonte në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në vitin 2017.

Lidhur me çështjen e negociatave për presidentit, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja tha se ato janë false dhe se kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla po bën show.

“Negociatat janë fallco mes Alibeajt-Ballës. Ka një sforcim shumë të madhe. Balla po bën show, ndërsa Alibeaj as nuk e ka tagrin ta bëjë atë që po bën. Emri i presidentit është zgjedhur, njeri prej emrat është edhe Rama për të përshpejtuar procesin.”, u shpreh ai.

Negociatat për presidentit mes PS dhe opozitës do të zhvillohen për herë të parë para kamerave ditën e nesërme. Pikërisht këtë vendim Topollaj e cilësoi si jo serioz, ndërsa PS po bën “lojëra politike” për të zgjedhur një president nga radhët e tyre.

“PS qartazi nuk pranon të negociojë me Berishën, nga na tjetër kërkojnë që në marrëdhënien që kanë me palën që kanë pranuar, po përpiqen t’i ulin vlerën, përmes lojërave politike me qëllim për të nxjerr një president nga radhët e tyre. Negociatat para tv mua më duket jo serioze.”, u shpreh ai.

Ashtu siç edhe opozita e kishte kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve negociatat për emrin e ri të Presidentit do të zhvillohen në prani të kamerave. Dakordësia që bisedimet të vijojnë nesër në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit u arrit në takimin e pasdites së sotme mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali: 17/05/2022 23:41

    Aulon "kalaja" Si mundet te mbrosh nje vrases, nje, spiun nje tradhetar dhe hajdut? Jeni nje shkerdhate qe bashke me Andin dhe SHkullakun dhe shume te tjere berishiane jane me nivel shume te ulet intelekti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi