Pakti me Shqipërinë, flet ministri grek i Mbrojtjes: Çamët janë kriminelë lufte

Pakti me Shqipërinë, flet ministri grek i Mbrojtjes: Çamët janë kriminelë lufte

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka folur për mediat greke një ditë pas publikimit të disa detajeve të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë nga ana e tyre.

Në deklaratën e tij, Kammenos ka vlerësuar bashkëpunimin që ka pasur mes dy palëve për çështjen e varrezave të ushtarëve grekë por ka mohuar që në marrëveshje të negociohet për çështjen çame pasi sipas tij ata janë kriminielë lufte dhe me të tillë nuk negociohet.

Duke marrë shembullin e varrezave mund të themi që Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Sa i përket Vorio-Epirit, është një rajon i populluar nga grekët. Pakica do të mbrohet. Ndërsa çfarë pritet të diskutohet me pretendimet pronësore nuk kanë lidhje me çështjen çame. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe ne nuk do të negociojmë me kriminel."

Panos Kammenos, ministër grek

Shqipëria dhe Greqia kanë patur disa raunde bisedimesh për shumë nga çështjet kryesore që i ndajnë dy vendet. Marrëveshja pritet të marrë firmat e Ramës dhe Tsipras në mesin e Korrikut. Grupi negociator shqiptar ka kërkuar që marrëveshja të marrë miratimin e parlamentit grek e më pas të firmoset nga dy kryeministrat.

Artikulli i medias greke:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Max: 03/07/2018 09:43

    Qirje Agapite Pano KAMENOS ke mbiemrin dhe Kamennos dukesh. Jeni per te ardh keq, megjithese keni gjetur dhedhedhe e beni pershesh. Dhe Gjermania eshte Kriminr lufte, pushtoi e vrau e preu, Por Po negocioni, punoni jetoni ne Gjermani e plus Kane ble gjysmen e Greqis. Por cfaj keni ju. Neve na e kan marr token ktu ne Shqiperi. Kshuqe gezojuni poshtersinave si ju andej, keto kendej dhe Gjermanet gjithandej. Sdo marre gje asnje me vete. Zoti curt dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi