TIRANE- Këshilli i Ministrave miraton shtesën prej 800 kandidatësh në kryerjen e praktikave profesionalepër profesionin e mësuesit. Pas këtij vendimi numri total i praktikantëve që do të kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme në sistemin arsimor parauniversitar do të jetë 2,300 mësues aspirantë për një vit shkollor me qëllim dhënien e provimit të shtetit.
Kjo shtesë prej 800 kandidatësh, e cila vjen në kuadër të “Paktit për Universitetin”, synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve e mundësive të barabarta për kryerjen e praktikës profesionale pranë institucioneve arsimore parauniversitare.
Gjatë zhvillimit të praktikës, punëdhënësi do t’i paguajë praktikantit sigurimet shoqërore dhe ata shëndetësore dhe pritet të ketë ndikim jo vetëm në rritjen e mundësive për punësim, por edhe në kualifikimin dhe arsimimin e profesionistëve.