
I dyshuari për vrasjen në rrugën Fushë Krujë-Mamurras, Andi Vokrri, është marrë në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes. Ai ka mohuar se është autor i vrasjes së 57-vjeçarit Petrit Ndou. Sipas 28-vjeçarit, janë zënë me fjalë vetëm për kalimin dhe fërkimin e makinave.
Autori ka rezultuar i dehur në timon dhe në makinë ka qenë edhe me dy persona të tjerë. Pasi makinat janë fërkuar, fillimisht janë larguar në distancë, por më pas janë kthyer për t'u zënë.
Dëshmitar okular në vendngjarje ka qenë bashkëshortja e viktimës Petrit Ndou, e cila ka rrëfyer të gjithë dinamikën dhe se bashkëshorti i saj u qëllua me çekiç nga i riu.
Personat e tjerë në makinë kanë dëshmuar se kanë tentuar ta ndalojnë, por autori i dyshuar ka ikur vetë me çekiçin në dorë. E ka qëlluar vetëm 1 herë me çekiç në kokë dhe Ndou ka gjetur vdekjen.
Si provë materiale policia ka gjetur çekiçin, i cili dyshohet të jetë përdorur në ngjarje.
Lajmi kryesor:
Sherr se kush do kalojë i pari me makinë, i riu në gjendje të dehur godet për vdekje me çekiç 57-vjeçarin në Krujë! Zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë (EMRAT + VIDEO)








