Pakti për Universitetin/ Aktivistja për Report Tv: S'u plotësua! Javën tjetër bisedojmë për protesta

Studentë, aktiviste të lëvizjes për Universitetin, me 14 tetor, ditën e nisjes së vitit të ri akademik, ndërmorën një aksion simbolik përballë ministrisë së Arsimit, për të rikujtuar se pikat për paktin e universitetit nuk janë plotësuar. Aktivistja, Albina Ruko, tregoi për Report Tv disa nga pikat që sipas tyre ende nuk janë plotësuar.

“Po të flasim për cështjen e konvikteve, konviktet nuk janë rregulluar, pra ka pasur vetëm një konstruksion nga pamja vizive, nga pamja e jashtme. Karta e studentit nuk ka plotësuar asnje lloj pike lehtësim për studentët përvec cështjes së abonesë e cila është futur këtë muaj dhe është bërë 600 lekë të vjetra, e cila vazhdon të jetë më numër të reduktuar. Akoma nuk kemi ulje nëpër libra, akoma nuk kemi mensa që mund të hamë më lirë me kartën e studentit, pra konkretisht asnjë nga pikat e paktit për universitetin nuk është arritur”-u shpreh aktivistja

Albina tha se fakultetet po japin ambientet me qera për të fituar të ardhura. “Aktualisht fakultetet po kthehen në biznese, po japin salla, librari me qera për të siguruar të ardhurat sepse ligji për arsimin e lartë synon që fakulteti duhet të jetë autonom dhe duhet ti sigurojë vet të ardhurat. Unë studiojë në fakultetin e Shkencave Sociale. Biblioteka ka një jave që është dhënë me qera dhe studentët nuk kanë ku të shkojnë për të lexuar”-tha Albina Ruko.

Për  veprimet që do të ndërmarrin për pakënaqësitë që kanë me arsimin në Shqipëri, aktivistja u shpreh se javës tjetër do të nisin diskutimet në tryezën studentore për të vendosur mbi format e të protestuarit. “Do të diskutohet me studentët se si do të vazhdohet forma e të protestuarit në ditët në vazhdim. Shpresoj që nga kjo jave që vjen të nisim me tryezat e diskutimit në fakultete të ndryshme”-tha Ruko. Dhjetorin e vitit të kaluar studentët nisën valën e protestave  për përmisimin e jetës studentore të cilat zgjatën dy muaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 19/10/2019 17:05

    A thua do ta dije ajo vajza kuptimin e fjaleve gjermanisht te bluzes qe ka veshur?

    Përgjigju
  • Bobi: 19/10/2019 12:03

    Kokrra injorantes eshte bere aktiviste. QR, na myten baxhellat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?