Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e cilëson si dorëheqje të Edi Ramës hapjen e rrugës për dialog mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare. "Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramês. Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur..." shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Reagimet pas paktit politik/ Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Ramës