Pakti Putin-Trump, Tillerson:
Assad do bjerë nga pushteti

Pakti Putin-Trump, Tillerson:<br />Assad do bjerë nga pushteti
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, ka përfunduar me arritjen e një pakti historik i cili pritet t'i japë fund konfliktit të përgjakshëm në Siri.

Takimi i cili pritej të zgjaste vetëm 30 minuta, zgjati për më shumë se dy orë.

Detajet e takimit i bëri të ditura Sekretari Amerikan i Shtetit, Reks Tillërson, sipas të cilit Putin dhe Trump kanë arritur një marrëveshje për largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar Al Assad.

“Kjo është shenja e parë që SHBa-të dhe Rusia mund të bashkëpunojnë shumë mirë për çështjen e Sirisë.

Dy liderët patën një diskutim të gjerë për Sirinë dhe duket se Presidenti sirian, Bashar Al Asad do të lërë pushtetin shumë shpejt”, shtoi Tillërson.

Se si Asadi do të largohet, kjo ende nuk është e qartë”
, vijoi Tillërson duke folur për gazetarët në Hamburg, gjatë punimeve të samitit të G20-s.

Takimi i parë zyrtar Putin-Trump në Hamburg
Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë zhvilluar takimin e parë zyrtarë gjatë samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë.

Takimi vjen pas shtrëngimit të duarve që patën më herët dy liderët.

“Është nder që jam me ju”- tha Trump fillimisht, ndërsa Putin iu përgjigj: “Kënaqësi që takohemi”, raporton BBC.

Pas takimit, Donald Trump tha se me presidentin Putin ka biseduar për tematika të ndryshme duke përfshirë edhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Me presidentin Putin kemi diskutuar tema të ndryshme. Presim të ndodhin gjera pozitive për SHBA-në dhe Rusinë”- tha Trump.

Ndërkohë edhe presidenti rus ka shprehur kënaqësinë për takimin, ndërsa ka thënë se për çështjet e rëndësishme ka folur në telefon me Donald Trump.

Samiti i G20 në Humburg vijon nën masa të rrepta sigurie, pas valës së protestës e cila vijon prej dy ditësh si dhe ka sjellë dhjetra të lënduar në rrugët e qytetit në veri të Gjermanisë. 

Testet bërthamore të Koresë, Trump reagon ashpër
Testi i raketës së parë ndërkontinentale i kryer më 4 korrik nga Korea e Veriut ka qenë temë bisedimesh në samitin e G20-s në Hamburg.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump ka riafirmuar “angazhimin e hekurt” të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të Koresë së Jugut dhe Japonisë, “duke përdorur të gjthë gamën e kapaciteteve të saj, përfshirë atë bërthamore”. 

Mësohet se Trump, homologu koreano-jugor Moon Jae in dhe kryeministri Japonez Shinzo Abe kanë shpërndarë në Hamburg një deklaratë të përbashkët sa i takon kërcënimit që përbën regjimi i Penianit. 

Por çfarë do të thotë kjo deklaratë? Së pari, ajo siguron aleatët e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara në Azi se Amerika nuk do të hezitojë t’i bëjë ballë një sulmi koreano-verior ndaj Seulit ose Tokios. 

Kjo, pavarësisht një kundërsulmi eventual të Penianit, që mund të godasë një qytet amerikan. Testi i 4 korrikut tregoi se lideri i vendit komunist, Kim Jong un ka në dispozicion një raketë ndërkontinentale, ende në fazë eksperimentale, por që mund të godasë Alaskën. 

Gjatë Luftës së Ftohtë pyetjet që qarkullonin ishin nëse Amerika do të rrezikonte të goditej nga një raketë sovietike në Los Anxheles për të mbrojtur Europën. 

Tani pyetja është nëse amerikanët janë gati të rrezikojnë një sulm në Alaskë për të shpëtuar Seulin dhe Tokion dhe Trump është përgjigjur po. 

Një domethënie tjetër e deklaratës së përbashkët është sinjali që Trump i jep koreano-jugorëve dhe japonezëve se nuk kanë nevojë të pajisen me raketa bërthamore për t’u balancuar ndaj kërcënimit të Penianit. Edhe ky është gjithashtu një angazhim që mund të mirëpritet nga Pekini. 

Ajo çka vlen të theksohet është se kriza koreano-veriore ndodhet në një fazë të paqëndrueshme dhe të pasigurtë, mes rrezikut të një katastrofe dhe përpjekjeve për të negociuar. 

Lideri koreano-jugor Moon Jae in, nga Gjermania ka përsëritur gatishmërinë për të shkuar në Penian për bisedime direkte, duke ofruar edhe bashkëpunim ekonomik në këmbim të çtensionimit të situatës. Tani pritet një përgjigje nga Kim Jong un.

Putin: Shtetet e G20-ës të bashkohen kundër terrorizmit
MOSKE-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje grupit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) që të krijojë “një front të bashkuar anti-terrorist”, ku Kombet e Bashkuara do të kishin rolin kryesor.

Putin i bëri këto komente një një takim të organizatës BRICS në Hamburg, e cila përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën Jugore.

Rusia, vazhdimisht, ka rekomanduar krijimin e një front anti-terrorist, me OKB-në në rolin kryesor.

Ne prapë do t’iu bëjmë thirrje partnerëve të G20-ës që t’i bashkojnë forcat në luftën kundër terrorizmit, të punojmë së bashku në neutralizimin e atyre kushteve politike, sociale, ekonomike dhe ideologjike, që favorizojnë terrorizmin dhe zgjerimin e tij”,
tha Putin.

Takimi i vendeve të BRICS-it u zhvillua në prag te nisjes së samitit të G20-ës.

[gallery]22993[/gallery]

(l.q-d.t/Shqiptarja.com)
[gallery]22993[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK