KAKAVIJE -Tre autobusë të linjave Tiranë–Athinë janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës nga ana e policisë greke.

Për pasojë rreth 120 pasagjerë janë detyruar të anulojnë udhëtimin e tyre. Shkak për këtë situatë sipas autoriteteve greke është bërë shkelja e licenës nga ane e shoferëve të autobusëve.

Sipas tyre autobusët duhet të udhëtonin vetëm me pasagjerët që ishin nisur nga destinacioni fillestar, Tirana dhe jo duke marrë pasagjerë nëpër rrethe të tjera gjatë rrugëtimit për në Kakavijë. Shumë prej pasagjerëve janë shprehur të irrituar, duke u shkaktuar atyre probleme të ndryshme.

Nga ana tjetër, shoferi i njërit prej autobusëve shprehet se liçenca e tij është e rregullt, të paktën deri në muajin qershor dhe se masa e policisë greke është abuzive. Të tre autobuzët, janë gjobitur edhe me nga 700 euro secili, ndërkohë që u është privuar hyrja për në Greqi.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)