Palestina:Për Kosovën mbështetje
morale, por nuk njohim Pavarësinë

Palestina:Për Kosovën mbështetje<br />morale, por nuk njohim Pavarësinë
Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, në një intervistë ekskluzive për të përditshmen gjermane BIRN, ku fliste mbi marrëdhëniet me Serbinë, deklaroi se nuk do t’a njohë Kosovën si një shtet i pavarur.
 
“Ne kemi marrëdhënie të mira me Kosovën por nuk duam të ndërhyjmë në konfliktin mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Ne duam të qëndrojmë të distancuar dhe të qëndrojmë larg çdo konflikti, sepse nuk duam të jemi këtu apo atje”.- tha Abbas.
 
Presidenti palestinez tha se ishte i lumtur që mund t’i ofronte Kosovës “mbështetje morale”, por jo më shumë. “Ata janë miq, janë njerëzit tanë. Por, për shkak se ne kemi problemet tona, ne shpresojmë që ata të gjejnë një zgjidhje për problemin e tyre, pa ndikimin tonë”- përfundon Abbas.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota