PALESTINE- Një protestë kundër konfiskimit të tokës në një fshat të Bregut Perëndimor ka qenë fatal për një ministër palestinez. 50-vjeçari Ziad Abu Ein, ministër pa portofol në qeverinë palestineze mësohet të ketë humbur jetën pas një goditje nga ushtarët izraelitë.
Protestuesit kanë nxituar ta dërgojnë atë në spitalin më të afërt në Ramallah, por ai humbi jetën rrugës. Rreth 100 aktivistë të huaj e palestinez të kryesuar nga Ebu Ein dolën në protestë kur u ndalën në një postbllok të improvizuar nga ushtarët të cilët hodhën gaz lotsjellës dhe filluan të përleshen me ta.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas gjatë një deklarate zyrtare e cilësoi vdekjen e tij një akt barbar që nuk mund të pranohet kurrsesi. Abbas shpalli 3 ditët në vijim zi kombëtare dhe shtoi se do të merren të gjitha masat e nevojshme për t’i shkuar ngjarjes deri në fund.
Palestinezët në Ramallah mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste ndaj vdekjes së ministrit, ndërsa të rinjtë qëlluan me gurë ushtarët izraelitë.
/Shqiptarja.com

VIDEO