TIRANË - Ka nisur në studion e emisionit "Urbanika" në "A1 Report" diskutimi mbi temën e bujshme të këtyre ditëve, atë të kompleksit "Jon" në bregdetin e Vlorës. Pallati në Vlorë, drejt shembjes. Përse?!

Të ftuar në studion e gazetares Mirjeta Ngjela, janë, Artan Lame, drejtor i ALUIZNI-t, Artan Shkreli, arkitekt dhe drejtor i Forumit për Trashëgiminë, Arian Galdini, pedagog dhe Eduart Mullaraj, avokat.

Gjatë emisionit të moderuar nga gazetarja, Mirjeta Ngjela pritet edhe një lidhje nga redaksia e "Shqiptarja.com" me kryeredaktorin e kësaj gazete, Genci Kondi dhe gazetarin po të 'Shqiptarja.com", Elton Qyno.

Arkitekti Artan Shkreli e ka quajtur një krim të madh ngritjen e kësaj ndërtese në të gjitha etapat e saj.

Duke diskutuar në lidhje me pallatin e “Bashës”, kreu i Aluiznit, Artan Lame, tha se, për këtë çështje, të gjitha ata banorë që kanë dokumentet e rregullta do të marrin kompensime nga shteti. Sipas tij, ata persona të tjerë që kanë falsifikuar dokumente do të shkojnë përpara drejtësisë.

Më i ashpër në deklarata e tij ishte urbanisti, Artan Shkreli. Ai pasi e quajti një krim çdo fazë të ecurisë së këtij objekti mbi det, mbi pronë publike, perveç blerjes së apartamenteve nga qytetarë "viktima", ai ka theksuar se kompleksi “Jon” në Vlorë duhet të shembet, pasi leja është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe duhet shembur si dhe të tjerët.

"Pse ky duhet të ketë status tjetër ty ndërsa të tjerat u prishën, apo se ata ishin fukarenj dhe ky i forti? S’është ky morali që duhet përcjellë. Nëse duam të ruajmë vijën bregdetare duhen kritere. Ne nuk mund të shpresojmë se do jetojmë në një vend më të mirë. Ky është një rast që është kapur dhe s'mund të lihet. S’mund të themi që mos e kapim këtë hajdut, meqë në qytet ka hajdutë të tjerë.”, ka deklaruar arkitekti Shkreli.

Lame kujtoi se “Berisha kërcënoi haptazi në konferencën e tij 100 minutëshe, ku iu drejtua me gisht zotit Zydi Dajti, drejtorit të INUK. Fol pastaj për institucione ti, ai e ka "unë jam Berisha ti je ti", e hajde fol për institucione me të”, do të shpotiste Lame Berishën.  “Çfarë problem ka zoti Berisha nëse prishet dhe dëmshpërblehen qytetarët?”, do pyeste Shkreli.  

"Po flasim për një pallat që në dukje është ulëritës, por është një fakt, me të cilin duhet të veprojmë me shumë kujdes, kur duhet të shohim sa është borxhi publik. I shtojmë borxhe të tjera borxhit publik", ka thënë Arian Galdini, pedagog.

"Ne jemi futur në një borxh kaq shumë me natyrën sa ai do dëmtojë më shumë në turizëm në afatgjatë, për të cilën duhet të mendojmë", do të përgjigjej Shkreli.

vijon ...

Redaksia online
(mag/a.c./shqiptarja.com)