Deputeti i PS, Flamur Golemi shprehet se pushteti qendror do u qëndrojë pranë banorëve, ndërsa ushtria do të vijojë punën deri në largimin e plotë të dherave. “Jemi pranë banorëve, puna e ushtrisë do të vijojë. E mirëkuptoj edhe humbjen e durimit nga banorët, është një fatkeqësi natyrore, por ka ndikuar edhe dora e njeriut. Do të gjejmë edhe përgjegjësit për këtë që ka ndodhur.
Do të vijojmë që të jemi pranë banorëve. E gjithë kjo zonë, ka nevojë për ndërhyrje të thellë, për të parë edhe shkaqet, pasi jemi përpara një fenomeni të përsëritur” deklaroi ai. Pallati 8-kate në Gjirokastër në lagjen "Kodër Shtuf" u bllokua nga dherat dhe rrëshqitjet pas shirave të dendur dhe përmbytjeve në fundjavë.
[gallery]25517[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

VIDEO









