Artan Lame
TIRANË, 20 Gusht/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ndërtimi i një pallati 20-katësh në afërsi të digës së liqenit artificial në kryeqytet, është kthyer në qendër të debatit politik dhe social në vend.
Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame, në rolin e një funksionari të shtetit, por dhe të një qytetari shqiptar që banon në Tiranë dhe që njihet për aktivitetin e tij social është shprehur përmes një deklarate për shtyp kundër këtij projekti të Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar një spekullim imobialiar, që ka si qëllim të mbush xhepat e disa të paktëve. "Personalisht, në cilësinë e një funksionari të shtetit, në cilësinë e veprimtarit prej shumë vitesh në radhët e shoqërisë civile, dhe në cilësinë e një qytetari që dua të rris fëmijët e tij në këtë qyetet, do bëjë të pamundurën për t'i vënë fre kësaj dallge betonizimi", nënvizoi Lame.
Ai e argumentoi qëndrimin e tij, duke theksuar se Bashkia e Tiranës për pasurimin e një grupi të vogël njerëzish në kurriz të qytetarëve shqiptarë "rreth një vit e gjysëm më parë finalizoi të ashtuquajturin Planin e ri Rregullues të Tiranës, krimi më i madh urban i bërë në këtë qytet në këtë çerek shekulli të fundit. Dyshja Luli-Berisha, vijon Lame, u detyruan të ndryshojnë edhe ligjin e Planifikimit edhe Rregulloren e Urbanistikës, për t'ja përshtatur ato batërdisë që parashikonte plani i tyre".
Lame gjithashtu kujtoi se Partia Socialiste dhe grupime të shoqërisë civile e kishin denoncuar këtë plan. "Kushdo i kujton denoncimet tona për Parkun e Namasgjasë, për Kopshtin Botanik, për shkatërrimin e zonave të mbrojtura të qytetit, për Parkun e Madh, për ndërtimet në bllok, e kështu me radhë duke hapur një plagë të madhe në trupin e kryeqytetit", theksoi Lame.
Ai denoncoi një plagë të re të këtij projekti, siç e cilësoi Lame ndërtimin e një pallati pranë digës së liqenit. "Sot po dalë për të ridenoncuar një tjetër krim nga krimet e këtij plani, shkatërrimin e zonës sportive poshtë digës së liqenit. E kam denoncuar edhe në prill , por Bashkia tashmë e ka dhënë lejen dhe tashmë po përdorin një gënjeshtër edhe më të madhe, duke thënë se përmes këtyre 5 monstrave betonarmaje (për pallatin që do ndërtohet pranë digës), do të shtohet gjelbërimi në Tiranë. Broçkulla", nënvizoi Lame.
Sipas tij, vetëm gjatë muajve të fundit janë miratuar në Bashki rreth 60 leje ndërtimi pallatesh të larta, pikërisht në zonën më të ndjeshme të qytetit. "Veç kësaj, shtoi Lame, janë miratuar dhe 70 studime që kanë në projekt ndërtimin e të tjera objekteve të larta dhe ndërkq edhe pse gusht, vijon dhënia e lejeve të tjera, si kjo monstra që po flasim sot", theksoi ai.
"Këtë situatë, vijoi Lame, e kanë rënduar edhe disa vendime të kohë pas kohëshme të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë kufizuar edhe më tej mundësinë e një kontrolli të këtyre vendimarrjeve të papërgjegjëshme. Dhe, shtoi ai, si të mos mjaftonte kjo, kanë qenë edhe vendime Gjykatash në nivele të një çmendurie absurde, kujtojmë këtu rastin e fundit, kur dy muaj më parë INUK ndërhyri në rrugën e Elbasanit për të bllokuar ndërtimin e një pallati, që bashkia i kishte dhënë leje haptazi të paligjshme dhe në fund ai që u arrestua ishte drejtori INUK".
"Në këtë situatë, vijoi Lame, ka ardhur koha që e gjithë shoqëria shqiptare të ndërgjegjësohet për këtë spirale marrëzie në të cilinë kemi hyrë. Ka ardhur koha, vijoi ai, që qeveria shqiptare, me të gjitha mjetet e mundshme ligjore, pavarësisht kufizimit të tyre absurd, të gjej rrugët për të shpëtuar mbytjen e këtij qyteti në shtresën e betonit".
"Askush, nënvizoi Lame, nuk mund të fshihet më pas dokrrave për pavarësi të qeverisjes vendore, sepse këtu vetëm qeverisje vendore nuk kemi më. Askush, theksoi ai, nuk mund të fshihet pas dokrrave për sulme politike, sepse këtu s'ka më poltikë, por beton që mbush me para xhepat e të paktëve. Më këtë spekullim imobiliar kolosal, vijoi Lame, të vetmit që përfitojnë janë një grusht njerëzish, ndërsa ata që humbasin janë qytetarët".
Në fund, Lame duke i bërë apel të gjithë qytetarëve dhe organizatave civile të lëvizin përpara këtij projekti keqbërës për qytetarët./m.m/
/Shqiptarja.com