Palmer: Qeveria legjitime! Edhe opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet në qershor

TIRANË - Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer zhvilloi një takim me një grup gazetarësh në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë paraditen e sotme, takim që zgjati rreth 60 minuta.

Në takim Palmer deklaroi se qeveria është legjitime dhe se ai nuk është në Tiranë për të negociuar për një platformë me palët. Ai theksoi se të gjitha partitë politike, duke ju drejtuar me një apel të veçantë, vetë opozitës, duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit, dhe duhet të punojnë fort për to dhe procesin politik. 

Kjo thirrje shkon për opozitën shqiptare e cila ka djegur mandatet dhe ka dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, duke mos pranuar të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, me Edi Ramën kryeministër. “Nuk ishte zgjidhje ajo që bëri PD me djegien e mandateve” u shpreh zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit. 

"Nuk jam këtu për të negociuar një platforme me palët. Të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të punojnë fortë për to dhe procesin politik. Shqipëria ka një qeveri legjitime me të cilën  ne bashkëpunojmë. Shqipëria, vend aleat dhe do të ketë suportin tonë. Jam konfident se kjo qeveri do të çojë vendin përpara dhe do vazhdojë me zbatimin e reformave si ajo në drejtësi. 

"Është përgjegjësi e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Ajo duhet të ndajë vizionin e saj me mbështetësit dhe të punojë fortë. Vetëm në këtë mënyrë mundet të fitojë në arenën politike", u shpreh Palmer në takimin me gazetarët, ku ishte edhe gazetari i Shqiptarja.com dhe Report TV Antonio Çakshiri. 

Opozita tashmë jo parlamentare, nuk e pranon si legjitim Kuvendin i cili po vijon të plotësohet me ligjvënës të rinj nga listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës nga PD dhe LSI. Por Palmer thotë se opozita "duhet të gjejë një mënyrë për të marrë pjesë në zgjedhje". "Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit", theksoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer, i cili sot ndodhet në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Influenca ruse? Shqipëria target i vështirë për Rusinë

Gjatë takimit me gazetarët në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, zyrtari amerikan Matthew Palmer është pyetur edhe në lidhje me influencën ruse në vendin tonë, duke theksuar se "Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Amerika kërkon bashkëpunim mes vendeve dhe transparencë, ndërsa Rusia kërkon kaos dhe një situatë jo bashkëpunuese. Ne duam të ardhme për vendin", tha Palmer.

Dokumentet e deklaruara së fundmi nga një kompani lobimi, "Sonoran Policy Group" në Departamentin e Drejtësisë zbulojnë lobimin e Partisë Demoraktike në senatin amerikan përmes kësaj kompanie. Një nga pikat e lobimit që janë deklaruar nga kompania ishte dhe "nominimi i Kathleen Kavalec" si ambasadore amerikane në Tiranë. Lobim që dyshohet se u bë kundër emërimit të Kavalec. A ka ndikuar në mosemërimin e saj nga Senati ky lobim i PD?!
I pyetur nga gazetari i Shqiptarja.com për lobimin e Partisë Demokratike në lidhje me nominimin e Kathleen Ann Kavalec si ambasadore e SHBA-së, Palmer tha se lobimi është legjitim vetëm nëse është brenda rregullave dhe transparent. Ai tha se një hetim është duke u zhvilluar.

"Së pari, më lejoni të vërej që Senati nuk se e miratoi Kathy Kavalec si e të emëruar për ambasadore në Shqipëri, nuk ndërmori ndonjë veprim për emërimin. Pra, Znj. Kavalec nuk është riemëruar, por për emërimin e saj nuk u ndërmor veprim në ndonjë mënyrë, nuk mori mosmiratim, nuk pati vendim negativ. Për sa i përket rolit të lobistëve, është pjesë normale e procesit demokratik, politik. Lobistët bëjnë shumë gjëra në sistemin në Uashington gjithë kohën, dhe përgjithësisht japin kontribut pozitiv në procesin politik dhe në debat. Ndërsa sa i përket specifikave të asaj që thoni, për akuzat specifike, ka hetime në vazhdim dhe do të ishte e pavend për mua të komentoja për gjëra specifike. Por fakti është që lobimi në vetvete nuk është i dyshimtë, dashakeq apo negativ, sepse lobime kryhen gjithë kohën mbi një gamë të gjerë çështjesh", tha Palmer

Ndërsa i pyetur nëse do kemi së shpejti një emër të ri për ambasador të SHBA në Shqipëri ai shtoi: "Shpresoj se shumë shpejt Tirana do të ketë emrin e kryediplomatit të ri amerikan"

Çështja Kosovë-Serbi.

Pyetur në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Palmer tha se mbështet një marrëveshje mes dy vendeve, përsakohë "ato bien dakord për një pakt  ku tregohen interesat e dy vendeve". tha Palmer.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 09/04/2019 13:43

    rroft amerika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda